Autori: Ahmet PULAJ
Të jesh përfaqësues i studentëve në një universitet që mbanë emrin e heroit e patriotit shqiptar, Ukshin Hoti, është vërtetë privilegj, e më shumë se kaq. Është një nderë, por është edhe një detyrë me përgjegjësi që kërkon shumë angazhim, energji dhe pozitivitet gjithmonë për të mirë.
Unë si përfaqësues i studentëve në këto dy vite mandate, kam bërë një reformë ndryshimi dhe kam qenë urë lidhëse ndërmjet studentëve dhe stafit të Universitet të Prizrenit.
Aty ku gjithmonë janë gërshetuar ankesat dhe kërkesat e studentëve, kam qenë unë ai që i kam përkrahur dhe vazhdoj të i përkrahë deri në mbrojtjen e pakompromisë të të drejtave dhe të interesit studentor.
Vazhdoj ende ta bëjë këtë detyrë falë përkrahjes së studentëve në fakultet. Asnjëherë nuk kam qenë i zhgënjyer nga ata.
Gjithmonë ata kanë qenë arsyeja pse unë kam punuar për ta dhe për të mirën e tyre. Andaj të gjithë që kanë parë punën dhe aktivitetet e mia, i ftoj që të bashkohemi për një qëllim, për një ide, për një rrugëtim, për një ideal, për një vizion dhe qëllime të mira për të gjithë studentët pa dallim.
Të bashkuar mund të jemi më të fortë, më të arsyeshëm dhe me zë më të fuqishëm kundrejt interesave dhe të drejtave tona të përbashkëta.
Së bashku ne mund të rrugëtojmë drejt sukseseve dhe një të ardhme të mirë e të ndritur.
*Autori është Kryetar i Këshillit Studentor në Fakultetin Ekonomik, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.