Gjurmë të lashtësisë popullore të Opojës

Opoja.net Opoja.net Opoja

[dropcap]G[/dropcap]jurmë të lashtësisë parakristiane hasen në gjithë lirikën popullore shqiptare ashtu si edhe në shumë lirika popullore të popujve të tjerë. Iniciacioni I këngëve të dasmës, elemente lashtësie të këngëve të punës, të vajtimit etj. Janë gjurmë pagane, por ne kësaj here qëllimisht ndalemi te këngët dhe ritet e motmotit (apo festat periodike, siç i quajnë disa) ku më së shumti del aspekti i lashtësisë parakristiane në krijimin e tyre.Është një veçori sa e çuditshme aq edhe tragjike për shqiptarët e këtyre dy regjioneve (mbase nuk është vetëm për banorët e këtyre trevave), veçoria që

konsiston në faktin se ky popull që kur pranoi fenë islame edhe më herët ka ushtruar si të thuash dy lloj normash paralelisht, në të njëjtën kohë.
Dy lloj normash e botëkuptimesh u ngulitën në kokën e njeriut tonë e sidomos në shtëpi të tij: jeta e normave
dhe e botëkuptimeve fetare e ardhur dhe e imponuar përmes fesë dhe jeta e normave të trashëguara, tradicionale, të
vjetra. E gjatë qe kjo luftë aq sa po zgjat edhe në ditët tona. Karakteri konservator i festave dhe i këngëve të motmotit nuk do të ishte aq konsekuent dhe deri diku i pamposhtur sikur festat e reja të kishin thelbësisht karakterin më progresiv apo sikur t’i përgjigjeshin etnopsikologjisë së popullit, gjithmonë varur dhe kushtëzuar nga rrethanat ekonomiko-shoqërore, se “nocionet morale ndryshojnë bashkë me ndërrimet e atyre kushteve, në të cilat jetojnë njerëzit” thotë Plehanovi.

 

Ndër festat e ritet depërtuan në masë, këngët për to e lidhur me to nuk mbeten gjithmonë masive, sepse ndërruan edhe kushtet ekonomiko-shoqërore qe i lindën. Shkencëtarë të ndryshëm, kur kanë studiuar lindjen e letërsisë në plan të përgjithshëm, kanë pasur parasysh botëkuptimin e drejtë shkencor: materializmin historik që shkurtimisht do të mundë të përmblidhej në fjalët e parafrazuara të Plehanovit- në historinë e njerëzimit ndryshojnë marrëdhëniet e prodhimit. Kjo e orienton edhe krijimtarinë artistike. Botëkuptimet e drejta shkencore i ka përqafuar edhe shkenca shqiptare. Kështu tani kemi një varg studimesh qe i kanë konkretizuar këto pikëpamje shkencore duke i bazuar në mendimet largpamëse të klerikëve të marksizmit.

Të hedhësh vështrimin mbi këngët e ritet e motmotit në gjendjen e sotme, nuk është e mundur të mos mendosh për
lashtësinë pagane të burimit të tyre, edhe pse fetë monoteiste kanë bërë përpjekje duke i luftuar vazhdimisht ose duke u përpjekur t’i pleksin me elemente të reja të fesë kristiane apo islame duke dashur t’i bëjnë si festa të tyre.
Një pjesë relativisht të vogël të lirikës së këtyre regjimeve e përbëjnë këngët e motmotit. Ky proporcion është analog
edhe me gjithë lirikën gojore shqiptare, por me një veçori karakteristike se dy regjionet janë mjaftë të pasura me
këngë e rite të këtij lloji. Kështu vetëm në Opojë u regjistruan mbi dyzet këngë të motmotit gjatë dy ekspeditave të fundit (1978-1979), një pjesë e madhe e të cilave nuk janë publikuar në asnjë nga burimet e deritashme folklorike. Ato ruhen në AIA në dosjen e Ekspeditës së Institutit Albanologjik pranverë 1978 dhe Ekspeditën e vjeshtës të përbashkët me Institutin e Kulturës Popullore të Tiranës.
Të gjitha festat periodike apo të motmotit ndahen në dy grupe: në atë të ciklit të beharit dhe në ato të ciklit
dimëror. Shumica e këtyre festave janë të pranverës e të verës, kurse vetëm Shënmitri (strugë) dhe Plakast, Bozhiqi etj. /Opoja.Net/

Shkruar nga: Dr. Nuhi VINCA

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-