Gold Ag është një prej këngëtarëve më aktiv në industrinë muzikore shqiptare.
Ai njihet për krijimtaritë muzikore që i kushtohen heronjve dhe trojeve shqiptare.
Reperi tash është duke punuar në një këngë të re, e cila është e të njëjtit karakter – patriotik.
Kësaj radhe këngëtari ka vendosur t’i këndoj qytetit të Tropojës përmes heroit Tahir Sinanit.
Për këtë këngë, Goldi thotë se ka vendosur që ta sjell së bashku me këngëtarin e njohur shqiptar, Ismet Bexhetin.
“Së Shpejti. Tropojë e ke radhën te kënga e re e Tahir Siananit”, ka shkruar Gold Ag në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, ky nuk do të jetë klipi i fundit për këtë vit i artistit që në të vërtetë quhet Arian Agushi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.