Goranëve në Dragash nuk u intereson Demarkacioni (Video)

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Seanca për Demarkacionin nuk po del të jetë në interes për komunitetin goran në Dragash.

Ani pse njëri nga deputetët e grupit parlamentar të Listës Serbe, Adem Hoxha është nga kjo anë dhe se vota e tij është thënë që mund të jetë vendimtare për Demarkacionin, njofton Klan Kosova.

Njëri nga anëtarët e komunitetit goran tha se deputeti Hoxha do të duhej ta votonte ‘pro’ ratifikimit të marrëveshjes së Kosovës me Malin e Zi.

E përderisa pjesëtarët e komunitetit nguruan të flasin, shqiptarët e kësaj ane kanë mendimet e tyre lidhur me deputetin Hoxha.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-