Në faqen zyrtare ‘Lëvizja Vetëvendosje-Sharr’ në Facebook, ka disa ditë që në foton e profilit qëndron e publikuar një parullë e Lëvizjes Vetëvendosje! mbi barazinë gjinore: “Marsi sjell pranverën, gratë barazinë”. Kjo Lëvizje në vazhdimësi ka shprehur qëndrimet e saj radikale dhe kërkesat politike për transformimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare. Ndonëse në praktikë puna e tyre në këtë drejtim nuk është edhe aq e kënaqshme.
E, kur bëhet fjalë për Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Dragashit, gjërat janë edhe më keq. Në të gjitha aktivitetet politike të strukturave të saj, shumica prej tyre të bëra publike në faqen e Lëvizjes në Facebook, rrallë ose thuajse hiç mund të gjesh ndonjë vajzë apo grua. As në tryeza diskutimi, e as në mbledhje të kryesisë.
Marsi duket se e solli pranverën. Por si do ta sjellë Vetëvendosje! e Dragashit barazinë gjinore pa gra?! Kjo mbetet të shihet./Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.