Grupi dramatik në Champions: Goli i sekondës së fundit e çon Tottenhamin si lider në 1/8-tën, Marseille as në Ligën e Evropës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Tottenham Hotspur është kualifikuar në fazën e 1/8 së finales nga pozita e parë në Grupin D në Ligën e Kampionëve.

“Spurs” triumfuan 1:2 me përmbysje në udhëtim te Marseille, me golin e fitores të realizuar në minutën e katër shtesë, shkruan Demokracia.com.

Kësisoj, pas kësaj fitoreje, Tottenham kalon grupin nga pozita e parë me 11 pikë. 10 pikë ka Frankfurti që gjithashtu kalon tutje.

Në Ligën e Evropës nga ky grup shkon Sportingu i Lisbonës me shtatë pikë teksa Marseille mbyll grupin në pozitën e fundit me gjashtë pikë./Demokracia.com/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-