Hani dhe pini, por mos e teproni

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Allahu i
Plotfuqishëm thotë: „Hani dhe pini, por mos e teproni.“

Marrja e
ushqimit dhe pijes është nevojë natyrore e njeriut, në të cilën nuk lejohet të teprohet.
Qëllimi themelor i ushqimit të njeriut është ruajtja e jetës së tij, shëndetit
dhe kondicionit të tij fizik, për t’i shërbyer Allahut të Plotfuqishëm dhe për
të kryer bamirësi të përditshme.

Para së
gjithash, muslimani është i detyruar të kujeset që ushqimi dhe pijet që i fut
në trupin e tij, të jenë të lejuara (hallall). Kjo është shumë e rëndësishme
sot, sepse ushqimi që e blejmë, kryesisht importohet dhe përmban aditivë të
caktuar, të cilët janë shumë të dëmshëm për organizmin njerëzor, si dhe janë
shkaktarë të drejtpërdrejtë të sëmundjeve të ndryshme.

Janë të
ndaluar për ushqim gjaku, kafshët e ngordhura, kafshët grabiçare, pijet dehëse
dhe mishi i derrit. Ato janë të ndaluara për shkak të efekteve të tyre të
dëmshme në organizmin e njeriut.

Gjithashtu,
mënyra se si i arrijmë dhe fitojmë mjetet për ushqim, duhet të jetë mënyrë e lejuar
në Islam. Sepse, është e sigurt se, nuk ka lumturi as bereqet në një familje,
as në një bashkësi, e cila ushqehet me haram dhe me ushqim të fituar në mënyrë
haram.

Në fillim të
ushqimit është sunet të lexohet bismil-lahi.

Është mirë
të lexohet edhe kjo lutje:

„Allahumme barik lena fiima rezaktena verzukna hajren minhu.“
(O Zoti ynë, na jep bereqet në atë që na ke
furnizuar,
dhe na furnizo edhe me më të mirë se kjo!)

Është mirë të
pranishmëve t’ua përkujtojmë bismil-lahin.

Ka thënë Ibn
Muflih (r.h.): „Njeriu kur të gjendet në sofër me shoqëri duhet të thotë
BISMIL-LAHI ME ZË, për t’ua përkujtuar të pranishmëve obligimin e tij!“
(Adab el-Sher’ije, 3/173)

Sunet është
ngrënia me dorën e djathtë, sepse Muhamedi (savs) ka thënë: „Në fillim të
ngrënies lexoje bismil-lahin, ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes.“
(Buhariu dhe Musllimi)

Është mirë
që ushqimi të merret me kafshata të vogla, pasiqë të përtypet mirë dhe të gëlltitet,
të merret kafshata tjetër. Është e shëmtuar të fryhet në ushqim të nxehtë dhe
të pihet shumë ujë gjatë ngrënies. Pejgamberi (savs) ka ngrënë me gishta të dorës
së djathtë. Ai që ha në këtë mënyrë, e ndjek sunetin. Megjithatë, nuk ka asnjë
pengesë që muslimani të ha edhe me lugë ose pirun, por kjo duhet të bëhet me dorën
e djathtë.

Këtë
përmbledhje të shkurtër mbi rregullat që kanë të bëjnë me ushqimin dhe pijet,
do ta përfundojmë me mesazhin e Allahut të Plotfuqishëm, të cilin e kemi
përmendur në fillim të tekstit, që është: Në asnjë rast dhe kurrë të mos
hamë tepër, përkatësisht, mos ta teprojmë as në ngrënie, as në pirje. Muslimani
duhet të jetë i moderuar në çdo gjë, në mënyrë që me ekzagjerim, mos ta
dëmtojmë shëndetin tonë. Allahu na ka krijuar neve dhe Ai, e din më së miri se çka
është e rëndësishme për ne.

Për këtë
arsye, të gjitha ajetet kuranore dhe këshillat janë të vlefshme si ari,
udhëzues të rendësishëm për sukses dhe për lumturi dhe jetë të rehatshme në jetën
e kësaj bote.

Akos.ba; Admir
Iković

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-