Opoja.net

Hapet edicioni i dytë i Konventës së Industrisë së Drurit

Hapet edicioni i dytë i Konventës së Industrisë së Drurit

Hapet sot edicioni i dytë i Konventës së Industrisë së Drurit, i cili mbahet në Hotelin “Emerald”.

Kjo Konventë paraqet mundësi të shkëlqyer për kompanitë e përpunimit të drurit të fitojnë vizibilitet, të negociojnë punë dhe të tërheqin investitor, si dhe të mësojnë.

Synimi i përgjithshëm i edicionit të dytë i Konventës së Industrisë së Drurit, është përparimi në zhvillimin dhe rritjen e industrisë së drurit në Kosovë.

Edicioni i dytë i Konventës së Industrisë së Drurit organizohet nga Shoqata e përpunuesve të drurit e Kosovës, ndërsa mbështetet nga projekti Empower Private Sector i financuar nga USAID-i, SIDA dhe projekti ICEP i financuar nga BE-ja.

Do të marrin pjesë kryeministri, Ramush Haradinaj, ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, kryetari i Bordit të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, Hashim Deshishku, zëvendësdrejtoresha e USAID-it, Lisa Magno dhe zëvendësshefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së, Libor Chlad. /Telegrafi/Opoja.net

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Opoja.net

Pas borës, bujqit i kthehen punës në vreshta

Opoja.net

Për tre muaj, u eksportuan 126 milionë euro produkte nga Kosova

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net