Në një nga galeritë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, është hapur ekspozita e piktorit të shquar, Arbnor Morina. Në hapje të kësaj ekspozite, ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme, miq e bashkëpunëtorë dhe të ftuar të tjerë të autorit të saj, Arbnor Morina.
Samir Hoxha, këshilltar i lartë i ministrit të kulturës, tha se kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturo- historike të Prizrenit, duke e përgëzuar autorin e saj për hapjen e kësaj ekspozite.
Kritiku i artit, Ilir Muharremi, tha se pikturat dhe vizatimet e ekspozuara nga autori Morina, shfaqin një realizëm bashkëkohor përmes intensitetit të ngjyrave, fuqisë së tonalitetit duke bashkëvepruar me dritën për të realizuar punime cilësore të trashëgimisë kulturore. Kurse, vet autori, Arbnor Morina, tha se përmes kësaj ekspozite ai tregon mënyren se si e përjeton qytetin e tij. Ekspozita do të jetë e hapur një javë ditë./tvprizreni.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.