Boksieri Haxhi Krasniqi, është rikthyer me një fitore të madhe pas një mungese prej një vit e gjysmë.
Ai arriti ta mposhtë numrin një në Belgjikë Timur Nikarkhoev, duke e detyruar që ta dorëzojë luftën.
Krasniqi, ka treguar maturi dhe formë të lartë gjatë meçit. Pas fitores, boksieri 35 vjeçar tha se fitoren ia dedikon shqiptarëve.
“Përshëndetje shqiptarët e mi, gjithmonë me shpirt edhe zemër kuq e zi, më keni mbështet gjithmonë, jeni forca dhe energjia jem. Ia dedikoj vendit tim. Kam pa disa mysafirë, si Baci Rifat nga familja legjendare. Faleminderit për mbështetje”, tha Krasniqi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

