Haxhiu: S’është anuluar marrëveshja për burgjet, në tetor pritet implementimi i saj

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk është anuluar marrëveshja me Danimarkën për marrjen me qera të burgjeve në Kosovë.

Ajo është shprehur se delegacionet Kosovë-Danimarkë janë në koordinim të plotë, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Haxhiu ka thënë se një delegacion i Danimarkës do të vijë në Kosovë në tetor për të implementuar marrëveshjen.

Ndryshe, mediumi danez Ekstra Bladet, raportoi gjatë ditës se qeveria e Kopenhagës kishte pezulluar marrëveshjen me Kosovën për burgjet.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-