Bujku në fund benë hedhjen e drithit të pa pastruar nga byku dhe pjesë të kashtës. Drithi mblidhet në grumbull dhe me teplote të drurit (e punuar enkas për hedhjen e drithit), e mbushin me drithë dhe e hedhin lartë në qiell, kokrrat e drithit bien në lamë ndërsa bykun e lehtë e merr era, kështu veprohet deri sa drithi të pastrohej mirë e mirë.
Më pas hedhja e drithit është bërë me një makinë të thjesht druri që ka qenë shumë më produktive se sa hedhja me dorë.
Pastaj gratë e shoshitin në shosh dhe e qerojnë nga guralecat dhe egjra që është e përzier me drithin dhe krejt në fund e kanë futur në hambar prej druri të ndërtuar enkas për ruajtjen e drithit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.