Përfaqësuesja U19 e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë në Evropianin për hendbolliste që po zhvillohet në Prishtinë.
Të dielën mbrëma, Kosova humbi nga Italia me rezultat 41:17.
Përkundër angazhimit të madh, humbja e thellë erdhi për shkak të gabimeve të shumta.
Italia ka luajtur ndeshjen e parë dhe ka dëshmuar se është në mesin e favoriteve.
Më tepër nga vajzat kosovare pritet në ndeshjen e sotme ndaj Britanisë së Madhe që nis nga ora 19:00.
Në këtë duel, ato do të shpresojnë që të marron rezultat pozitiv, duke shpresuar për kalim tutje.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

