Autor: Kasam Muhameti
Sapo pata regjistruar Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë-me korrespodencë, u morëm vesh me sekretarin (atëherë ishte profesori i nderuar Sabri Bajgora) që të dhënat e index-it t’mi shkruaj bukur një arkitekt i Opojës. Përveç të dhënave përsonale, duhej shkruar edhe shtetësinë. Doja ta shkruaja “Shtetas i Kosovës”, e që atëherë ishte mesele-në vitin 1994, ngase policët serbë të ndalnin shpshherë rrugëve dhe të kontrollonin. Nuk thonim se studionim, kjo ishte hata e madhe, që të thuash se studioj. Unë, iu pata thënë pronarëve të gjelltorës “Opoja”, se sa herë që të më pyesin se çka boj në Prishtinë, do t’iu them se punoj te ju. Ata, përveç nderimeve të tjera të shumta që më kanë bërë, më patën thënë, kjo aspak nuk ka problem. Në fakt, index-in më tepër e ruaja në fakultet, rrallë herë e mbaja me vete, vetëm kur kisha ndonjë provim. Më 23.02.1999, gjatë ditës e mora indexi-in, që ta kam gati për të nesërmën, për provimin e radhës në Fikh te prof. Mustafë Havolli. Atë ditë më ftoi një shok në banesën e tij, aty pranë Fakultetit tonë. Pas akshamit, u ktheva në një shitore për të blerë diçka për darkë. Në derë të hyrjes së shitores, u ndalë një makinë e policisë serbe, me katër policë në të . Ishte gjendje e vështirë-luftë. Njëri nga policët, i tha pronarit, kush është ai djali aty? Ai ia ktheu një myshteri, po blenë diçka. I thot polici thirre le t’vjen te unë. Shitësi me mjaftë dhembshuri, më tha: “Po të thirrin”. Ngase, atëherë ndodhte që policët serbë i fusnin njerëzit në makinë, dhe diku në periferi i mbysnin. Kjo frikë ishte. Indexi i shkretë, më qëlloi në xhep. M’u drejtua serbisht (e kuptoja nga pakë, sepse disa fjalë i pata mësuar me disa shokë të klasës goranë, ose torbesh në Medrese), tha çka po bësh këtu? I thash po i blej disa gjëra. Më tha nga je? i thash nga Dragashi. Ma kërkoi letërnjoftimin, duke e shikuar, më pyeti, po çka bën ti n’Prishtinë? (Për shkak të indexit që e pata në xhep), për herë të parë u detyrova të them se studioj, edhe atë në një kohë shumë të rëndë që ishte Kosova, thoja në vete ndoshta më kontrollojnë. Me fytyrë të mërrolur, përsëri më tha çka…?, studioj iu përgjigja. Me një buzëqeshje ironike, gjysmë të mërrolur m’u drejtua prap, po çka po studion?! Studime Islame, i thash. Studime Islame? po i thash. Tha, më trego pra, a beson në kishë a në xhami? i thash; “Nuk besoj as në kishë, as në xhami”? Shihe…! E në çka beson? I thash besoj në Zotin. Më tha, më ke dhënë një përgjigje shumë të mirë. Më dhanë letërnjoftimin dhe ikën, elhamdulilah shpëtova pa telashe.
Numrin e letërnjoftimit tim në indeks, më e pata shënuar pas përfundimit të luftës së Kosovës, atë që e kam edhe sot-të Republikës së Kosovës./Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.