Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se numri i madh i rasteve të reja të konfirmuara është si pasojë e moskujdesit të qytetarëve pas lehtësimit të masave. Ai ka bërë të ditur masat e reja të bëra në bashkëpunim me IKSHPK dhe të rekomanduara nga OBSH.
‘’Është krejtësisht në pergjegjësinë tonë që të mbrohemi dhe t’i zbatojmë me përpikmëri masat e distancës fizike. Prandaj, sërish ju bëj thirrje që të shtojmë kujdesin për neve dhe familjarët tanë!’’, thotë ai.
Këto janë masat e reja nga Qeveria Hoti:
● Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike
● Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta
● Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve
● Mbajeni distancën fizike
● Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale
● Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve
#mbajedistancen
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.