Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti udhëhoqi takimin e Forumit të Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike.
Në këtë
takim me përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, vendet donatore, agjencitë
zhvillimore dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e
Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj dhe Ministres së Financave Hykmete
Bajrami, u diskutua për qasjen e përbashkët të Qeverisë dhe donatorëve për të
financuar rimëkëmbjen ekonomike, pas pandemisë Covid-19, si dhe agjenda
afatgjate zhvillimore e Kosovës.
Gjatë takimit, Kryeministri Hoti falënderoi
donatorët për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, veçanërisht për tejkalimin
e pasojave të pandemisë Covid 19. Ai
kërkoi përfshirjen direkte të donatorëve në zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes
Ekonomike, ku edhe shpalosi hollësi për formën e implementimit të saj.
Gjatë takimit u prezantua gjendja aktuale
rreth menaxhimit të pandemisë Covid 19 dhe masave të programit që janë
planifikuar për vitin 2021, të cilat synohet të ndërlidhen me përkrahjen e
ofruar nga donatorët.
Në këtë takim u prezantua agjenda zhvillimore
e Qeverisë së Kosovës për dekadën e ardhshme, me të cilën synohet rritja e
përfitimit nga iniciativat dhe instrumentet e reja financiare, veçanërisht
fondet e ofruara në kuadër të Planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime të
Ballkanit Perëndimor.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.