Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Hoti në Bresanë: Ne jemi trashëgimtarët e denjë politik të Rugovës
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Hoti në Bresanë: Ne jemi trashëgimtarët e denjë politik të Rugovës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 19:08 - 02/06/2017 Lajme Opoja
Ndaje

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Dragashit, ka thënë të premten se LDK dhe lidershipi i saj janë trashëgimtarët e Presidentit Historik Ibrahim Rugova.

“Arkitekti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, presidenti ynë doktor Rugova, na la një bagazh të madh intelektual, politik dhe kombëtar. Një jetë të tërë ai u sakrifikua për popullin dhe shtetin e tij. Rugova ishte figura më e pastër politike që njeh Evropa. Bota me të drejtë e quante Gandi i Ballkanit”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se ne ja kemi borxh Rugovës dhe popullit të Kosovës një lidership politik me duar të pastra, të dijshëm dhe vizionar.

“Ne jemi Brezi i Republikës, të cilin e kishte ideuar dhe parashikuar Presidenti ynë historik Ibrahim Rugova. Ne jemi trashëgimtarët e denjë politik të Presidentit Rugova, profesionalë dhe me duar të pastra, pa asnjë aferë korruptive dhe kriminale. Ne do ta jetësojmë vizionin e Rugovës për një Kosovë demokratike të zhvilluar, anëtare të BE-së dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se, nëse dëshironi të jetësoni idealin e doktor Rugovës për një Kosovë demokratike, dilni më 11 qershor votoni numrin 16 dhe listën e kandidatëve tonë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se tubimi në Dragash dhe tubimet tjera në gjithë Kosovës janë dëshmia që ne do të fitojmë.

“Salla nuk ka mjaftuar për t’i pranuar të gjithë, prandaj kanë mbetur shumë njerëz jashtë. Jam shumë i bindur që ky koalicion i përbërë nga LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi do t’i fitojë këto zgjedhje. Kam qenë shpeshherë këtu, u kam vizituar, por sot dëshiroj t’u flasë kandidati për kryeministër, z. Avdullah Hoti. Është i përgatitur, njeri i duhur për Kosovën dhe njeri i cili do t’i dalë në krye t’i kryejë përgjegjësitë që i ka marrë”, ka thënë Mustafa.

Sylejman Kryeziu, kryetar i LDK-së, Dega e Opojës ka thënë se secili prej jush ka tejkaluar vetveten për të bërë një koalicion, të cilin mua po më pëlqen ta quaj koalicion i diellit, që është në kundërshtim me atë koalicionin e territ dhe natës.

“Jemi në ditën e dytë të fushatës dhe tashmë përkrahja për koalicionin nuk ka të ndalur. Ky është koalicion i fitores, koalicion i dritës. Më 11 qershor, ju do të dëshmoni që vendi do të drejtohet nga njerëzit më të mirë që i ka vendi. Fitorja na takon ne dhe fitoren do ta vulosim bashkë. Ky koalicion e ka vetëm një qëllim, bërjen e Republikës një vend ku secili respektohet dhe ndihet i barabartë në familjen evropiane”, ka thënë Kryeziu.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Kushtrim Guraj 19:08 - 02/06/2017 19:08 - 02/06/2017

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Kosova

Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

1 Min. Leximi
Kosova

QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë

2 Min. Leximi
Kosova

Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë

3 Min. Leximi
Kronika

Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?