Hovenier uron Kosovën për përmirësimin në fushën e sundimit të ligjit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka uruar Kosovën për përmirësimin në fushën e sundimit të ligjit.

Në Indeksin vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”, Kosova radhitet e dyta në botë si shteti që ka shënuar përmirësim në këtë fushë, njofton Klan Kosova.

“Urime Kosovës për renditjen në mesin e vendeve të përmirësuara më së miri globalisht dhe më të përmirësuara në rajon në Indeksin e Sundimit të Ligjit në Projektin Botëror të Drejtësisë 2022. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përmirëson renditjen e përgjithshme”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-