Hutbeja – Fillimi i vitit të ri shkollor

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej
të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet dhe paqja e Allahut
qofshin për Muhamedin (a.s.) për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të
gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë! Tema e hutbes së sotme është: Fillimi
i vitit të ri shkollor

– Muslimani e ka të ndaluar ta hajë mishin që një kafshë
e ka prekur me dhëmbë, sepse ai mish konsiderohet i papastër. Mirëpo, ekziston
vetëm një përjashtim dhe ai është qeni i gjahut i cili është stërvitur dhe
mësuar. Mishi që ai e sjell është i pastër.

– Transmetohet se Muhamed ibn Abdurahman el-Evkas ishte
njeri me trup të ngjeshur, me qafën e ngjitur për trup dhe me supe të dalura dukshëm.
Për shkak të pamjes së tij fizike (të shëmtuar), ai kishte turp të dilte para
njerëzve. Nëna e tij e këshilloi kështu: „Kudo që të gjendesh në shoqëri,
ata do të qeshin dhe do të tallen me ty. Prandaj, jepu pas diturisë, sepse ajo do
të të lartësojë!“
Dhe ai e dëgjoi këshillën e nënës së tij dhe u dha pas librave.
Më vonë u bë kadi (gjyqtar) i Mekës dhe në atë pozitë qëndroi 20 vjet. Ishte aq
i dijshëm sa që kushdo që dëshironte të diskutonte diçka me të, do të dridhej
derisa të ngrihej.

Këta dy shembuj janë shumë udhëzues dhe domethënës. I pari
na tregon se dija e ngre edhe qenin, kështu që mishi nga një qen i stërvitur
dhe i mësuar është i pastër, kurse nga një kafshë tjetër nuk është i patër. Kurse
shembulli i dytë, na tregon se dija e ngre dhe fuqizon njeriun, edhe nëse ka defekte
të caktuara fizike, që e bëjnë më pak të vlefshëm në sytë e njerëzve.

Allahu i Madhërishëm i lavdëron njerëzit e ditur në Kuran,
kur thotë: „Allahu, besimtarët nga mesi i juaj, dhe ata të cilëve u është
dhënë dijenia, do t’i ngritë në shkallë të lartë.“
(el-Muxhadele, 11)

Vëllezër

dashur
! Arsyeja për theksimin
e këtyre dy shembujve dhe për zgjedhjen e kësaj teme është fillimi i vitit
të ri shkollor
.

Të gjithë ne e dimë që urdhri i parë i Kuranit është:
Lexo!” Gjithashtu, ne e dimë se Pejgamberi (savs),
veçanërisht i ka respektuar dhe vlerësuar njerëzit e ditur. Ai ka thënë se në
Ditën e Gjykimit, ngjyra e dijetarëve do të matet me gjakun e shehidëve.

Tash, le t‘i kthehemi shkollës. Pra, ka filluar viti i ri
shkollor dhe, me këtë rast, të gjithë prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve ju urojmë
shumë suksese dhe dituri të reja. Që kjo të ndodhë në fund, të gjithë duhet ta
bëjnë punën e tyre dhe ta japin kontributin e tyre.

Nxënësit duhet të jenë të zellshëm dhe të përkushtuar në
përvetësimin e diturive.

Mësimdhënësit duhet të bëjnë çdo përpjekje që diturinë ta
bartin tek nxënësit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kurse prindërit janë të detyruar ta ndjekin këtë proces,
dhe t‘i ndihmojnë fëmijët e tyre dhe stafin mësimdhënës, që gjithë procesin ta
bëjnë sa më të frytshëm.

Nxënësit do të përfshihen në mësimdhënie, aq sa do të
përpiqen mësimdhënësit dhe prindërit.

Mësimdhënësit duhet të jenë të vetëdijshëm se transferimi
i diturive është një emanet i  ndershëm dhe
i përgjegjshëm.

Prindërit duhet ta dinë, se nuk është e njëjtë ta kesh
një fëmijë të shkolluar dhe arsimuar, dhe një fëmijë të pa shkolluar e pa
arsimuar.

Vëllezër
të respektuar!

Me këtë rast, në lidhje me procesin e
mësimdhënies do t’i drejtojmë disa këshilla për të gjithë, me qëllim të arritjes
së rezultateve sa më të mira, të cilat në fund do ta na bëjnë të lumtur të gjithëve.

Një dijetar i yni ka thënë: “Mësuesi mesatar, flet. Mësuesi
i mirë, shpjegon. Mësuesi i shkëlqyeshëm, tregon. Mësuesi superior, frymëzon.”

Mësimdhënësi duhet ta pyes veten se ku është. A vetëm ju
flet dhe shpjegon nxënësve të tij, apo ju tregon dhe i frymëzon ata?

Mësimdhënësi duhet të përpiqet të ngrihet në një nivel më
të lartë!

Mësimdhënësi duhet të përpiqet t‘i frymëzojë nxënësit dhe
tu tregojë atyre, se dituria nuk është vetëm përzierje dhe memorizim i të
dhënave, por është armë e cila fisnikëron dhe lartëson. Duhet të përpiqet ta
zhvillojë tek fëmijët vetëdijen, se të kesh dituri nuk do të thotë, të
fluturosh në re dhe t‘i shikosh të tjerët nga lart. Përkundrazi, të kesh dituri,
do të thotë, të jesh i përulur si një pemë që ka shumë fruta. Pema e tillë përkulet
drejt tokës dhe nuk fluturon kah qielli nën re.

Mësimdhënësi duhet të përpiqet që fëmijëve t’ua bëjë të
ditur, se të gjithë i do në mënyrë të barabartë, kurse i dallon vetëm sipas diturisë.
Nëse ndonjërit i jep 4 ose 5, vetëm pse është fëmija i dikujt, duhet ta dijë se
i ka bërë keq edhe fëmijës edhe vetvetes. Nëse ndonjërit i jep notë të dobët pa
meritë, ose një notë më të ulët se që e meriton, vetëm pse nuk i pëlqen fëmija
apo prindi i fëmijës, përsëri u ka bërë keq të gjithëve.

Për vlerësim të drejtë, nuk duhet ta pengojnë as lotët e
fëmijëve as ankesat e prindërve.

Prindi nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë, që fëmija i
tij të privohet nga e drejta për dituri. Për këtë ka të drejtë dhe duhet të
luftojë për të. Sigurisht, nuk duhet ta konsiderojë fëmijën e tij të veçantë
ose të paprekshëm që askush nuk guxon ta shikojë, sepse siç thamë, fëmijët
përpara mësuesit duhet të jenë të barabartë dhe të kenë trajtim të njëjtë. Nuk
duhet lejuar që të kalojë shumë kohë pa u informuar të paktën nga fëmija për
materien që është zhvilluar, si dhe për notat që ka marrë fëmija.

Është më lehtë të jesh pasiv, të rrishë mënjanë dhe t‘i
kritikosh të gjithë dhe gjithçka.

Ne si besimtarë, qofshim prindër apo mësues, duhet t‘i
bashkojmë forcat dhe të punojmë së bashku për përmirësimin e arsimit dhe ngritjen
e cilësisë së tij. Vetëm në këtë mënyrë do ta përmbushim obligimin tonë.

Në fund, le t‘i dëgjojmë disa thënie dhe këshilla të
mençura, të cilat flasin për vlerën e diturisë.

– Mësimi në pleqëri është si shkrimi mbi ujë,
kurse mësimi në rini është si gdhendja në gur.
(thënie
popullore)

– Njerëzit kanë nevojë për njohuri më shumë
sesa për ushqim dhe pije, sepse ata kanë nevojë për ushqim dhe pije një ose dy
herë në ditë, ndërsa për dituri sa herë që thithin ose nxjerrin ajrin.

(Imam Ahmedi)

– Kush mendon se ai më nuk ka nevojë për të mësuar,
le të qajë mbi veten e tij!“
(Imam Ebu Hanife)

O Allahu i Mëshirshëm! Bëj që veprat tona më të mira të
jenë veprat e fundit në këtë botë!

O Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O Zot, çliroje umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O Zot, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë, mos lejo asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët.       

O Zot, bëje që dita jonë më e lumtur të jetë dita e
takimit me Ty! Dhe, me mëshirën Tënde na vendos në xhenetin e përjetshëm! Amin! 

Përshtati:
Miftar Ajdini

Safet-ef. Pozder, Čaršijska džamija, Prozor,

(islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-