Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka ardhur në Kosovë.
I shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it, Gucati ka ardhur nga Haga për ta vizituar nënën e tij të sëmurë në QKUK, njofton Klankosova.tv.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar burime pranë familjes Gucati.
Nëna e Gucatit është duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë pasi vuan nga kanceri.
Gucati edhe në korrik të këtij viti ka ardhur për vizitë tek nëna që ishte e shtrirë në spital.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.