I dehur kërcënoi anëtarët e familjes në Prizren, Gjykata ia cakton 15 ditë paraburgim

Opoja.net Opoja.net Kronika

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim një të dyshuari, pasi që i njëjti dyshohet për dhunë në familje.

Njoftimi i plotë:

Prizren, 11 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale:  dhuna në familje nga neni 248 par.1 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 10.02.2021 deri me datën 25.02.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.H.,  ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Me datë 10 shkurt, në orët e mbrëmjes në shtëpinë e përbashkët, i pandehuri B.M.,  me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, i shkakton dhunë dhe keqtrajtim psikologjik të dëmtuarve (të gjithë anëtarëve të familjes), ashtu që i pandehuri shkon në shtëpi në gjendje të dehur 2.55 promil alkool në gjak, hynë në dhomën e ndejës ku ishin prezent të gjithë anëtarët e familjes dhe fillon të bërtas të fjalosët me të njëjtit, gjithashtu  i pandehuri i drejtohet të dëmtuarit djalit të tij me fjalët se nuk është kjo shtëpia  jote është e imja dhe të nxjerri jashtë, me ç’ rast tek të dëmtuarit shkakton frikë ankth dhe pasiguri për çka edhe kërkojnë mbrojtje në polici

Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri parasysh edhe masat tjera alternative, mirëpo gjykata gjeti se masa e paraburgimit në rastin konkret si dhe në këtë fazë të procedurës penale është domosdoshme dhe e arsyeshme për ta parandaluar rrezikun e përseritjes së veprave tjera penale si dhe mundësinë e ndryshimit të provave të këtyre veprave penale të përshkruara si më lartë me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penale. Prandaj caktimi i çdo mase tjetër tani për tani do të ishte në kundërshtim me natyrën e hetimeve dhe parandalimin e përseritjes së veprave tjera penale.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-