Autor: Hajriz Meleqi
Është bërë zakon që në facebook njerëzit të postojnë fotografi duke i treguar botës se çka hanë. Tryezat e mbushura me porcia plot mish e artikuj tjerë ushqimor. Nuk e kam të qart e bëjnë këtë për lavdatë apo mendojnë se është pjesë e kulturës. Zatën ndonjeherë kësi foto shihen edhe nga një individ i cili ekspozon me mburrje pjatën e mbushur para veti. Ka përsona që gati çdo ditë postojnë foto të ushqimit familjar. Shumë normale konsiderohet postimi i një ndeje me miq me kafe apo çaj. Koha e Migjenit nuk ka përfunduar. Luli i vocërr heret në mengjez vazhdon të viziton koshat e mbeturinave për të rastis një copë bukë. Nëse mendoni se kjo është kulturë gaboheni, nëse mendoni me u lavdëruar me porcia plotë mekatoheni. Megjithatë ju keni të drejtë sepse e keni të qartë se Luli i Vocër nuk ka shansë me i pa porciat plot në facebook sepse atij i mungon celulari.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.