Ia sulmoi qenin e sharrit, burri nga Prizreni e mbyt në vend qenin e komshiut

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një person deri sa ka qenë duke i ruajtur bagëtitë e tij me qentë e racës së sharrit, i është afruar një qenë pronë i bashkëfshatarit të tij i llojit të gjuetisë i cili ka sulmuar qenin e të dyshuarit, për ta ndalur sulmin i dyshuari me armën e tij të gjuetisë të cilën e kishte me leje ka goditur qenin e komshiut të cilin e ka mbytur në vend.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Planejë të Prizrenit rreth orës 16:00.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se është konfiskuar një pushkë gjuetie, njëzetë e dy fishek dhe një gëzhojë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-