“Rossoneri” do të jenë të hendikepuar pa dy lojtarët e rëndësishëm edhe në ndeshjen e radhës në kampionatin italian, që luhet nesër mbrëma
Milani do të udhëtojë në Genova pa qendërmbrojtësin, Simon Kjaer dhe sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, pasi dyshja u stërvitën veçmas sot.
Trajneri Stefano Pioli duhet të përballet pa dy skandinavët në Genoa nesër pasi të dy, Ibrahimovic dhe Kjaer u stërvitën individualisht në Milanello sot, raporton Gazeta Express.
Milani e ka epërsinë prej tri pikëve pas barazimit 2-2 me Parmën fundjavën e kaluar, ndërsa mungesa e mbrojtjes vazhdon të jetë problem për drejtuesit e klubit nga Serie A.
Zlatan pritej që do të ishte në stol kundër Genoas nesër, por portali italian “Tuttomercatoweb” zbulon se ai nuk ishte stërvitur me grupin gjatë përgatitjeve të ndeshjes sot. /Gazeta Express
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.