Ibrahimoviq para ndeshjes me Kosovën thotë se është mbret dhe se treguan ‘respekt’ ndaj Gjeorgjisë

Opoja.net Opoja.net Sport

Zlatan Ibrahimoviq thotë se kthimi i tij me ekipin kombëtar të Suedisë i dha atij flutura në stomak, transmeton Sinjali Sport.

Sulmuesi i Milanit dha një asistim në kthimin e tij në Suedi kundër Gjeorgjisë natën e kaluar.

“Unë i ndjeva fluturat në barkun tim. Nuk pata asnjë presion por isha i ngazëllyer, ishte bukur, një ndjenjë e shkëlqyer”,  tha 39-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.

“Ne luftuam shumë, jemi të bashkuar, por na mungoi diçka. Ndoshta treguam shumë respekt ndaj Gjeorgjisë. Nuk ishte një lojë e lehtë, por i morëm tre pikët në shtëpi”, vazhdoi sulmuesi.

“Ishte emocionuese të ktheheshe, por tani duhet të vazhdojmë. Ne mund të përmirësohemi vetëm duke qëndruar së bashku dhe duke u njohur më mirë”.

Suedezi postoi një foto në Twitter pas lojës duke përdorur shkrimin “Carl XVII Guztaf”, duke pretenduar se ai është trashëgimtari i Carl XVI Gustaf, Mbreti i Suedisë.

Theksojmë se Kosova do të luajë ndaj Suedisë më 28 mars për ndeshjen e parë kualifikuese në Kupën e Botës. /Gazeta Sinjali Sporti/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-