Opoja.net

Idriz Qusaj fermer i Trevës së Opojës

Edukimi: Fakulteti i Edukimit

Trajnimet: FAO

Gjuhët: Gjemrane, Serbo-Kroate

Storie e suksesit: Viti më i suksesshëm ka qenë viti 2013

AKTIVITETI IM
Aktiviteti kryesor:

Drithëra:
Grurë – 3 ha
Thekër – 3 ha
Elb – 3 ha
Tërshërë – 3 ha

Blegtori:
200 krerë dele – rendiment – 90 l/ditë

Rëndësia ekonomike e dhentarisë
Kosova, ka një traditë të lashtë për kultivimin e deleve dhe dhive, por ashtu si sektorët e tjerë të bujqësisë dhe blegtorisë edhe dhentaria është duke u përpjekur të rimarrë veten. Me veprimtarin e dhentarisë merren zonat e thella rurale të cilat kultivojnë numrin më të madh të deleve. Zonat kodrinore malore ku zhvillohet dhentaria kanë predispozita shumë të mira të zhvillimit edhe të aktiviteteve tjera ekonomike, e në veçanti të turizmit rural.
Fermeri Idriz Qusaj nga fshati Pllajnik i komunës së Sharrit (Dragashit), ka në fermën e tij 220 krerë dele dhe 200 qengja. Ai tregon për portalin “Ferma Ime” se ka leverdi ekonomike të merret me dhentari duke marr parasysh traditën familjare në ketë lëmi dhe mbështetjen institucionale.
“Nga qumështi i deleve prodhojmë djathë të Sharrit dhe djathë të bardhë të cilin e shesim me çmim 4-5 euro, poashtu shesim qumështin edhe si të freskët me çmim 1.20 euro për litër. Përveç qumështit dhe produkteve të qumështit të ardhura sigurojmë edhe nga shitja e qengjave dhe e leshit të deleve. Çmimi i shitjes së qengjave deri në peshën 25 kg është rreth 3 euro për 1 kg, ndërsa për 1 kg lesh çmimi është 0.40 euro”, tregon fermeri Qusaj.
Ndryshe, sa i përket përkrahjes nga sektori publik, Ministria e Bujqësisë përkrah fermerët me subvencione. Sektori i blegtorisë do të mbështet përmes pagesave direkte, ku për dele dhe dhi qumështore fermerët do të subvencionohen me nga 10 euro për krerë.

Dragash, ia theu xhamat e veturës dhe e pastaj e sulmoi fizikisht

Opoja.net

Tre meshkuj dhe një femër rrahën mes veti në Dragash

Opoja.net

Rrahje në Dragash, bëhet për spital një person

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend