Ikja e të rinjve – Piraj: Qeveria të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Biznesmeni nga Dragashi, Burim Piraj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij për, siç ka shkruar ai, shpërnguljen e popullatës nga Kosova. Piraj ka theksuar se “Qeveria e Kosovës duhet shpallë gjendje të jashtëzakonshme”, duke shtuar se “atë që nuk e realizoi Serbia për 100 vite sundim, po e realizojnë politikanë të papërgjegjshëm për dy decenie”. Sipas tij, kjo shpërngulje nga Kosova “ka filluar të marrë karakter të eksodit”.

Burim Piraj nga Plava e Dragashit, njihet në publik si njëri ndër biznesmenët më të sukseshëm kosovarë.

Ky është statusi i plotë i Pirajt në Facebook:

“Mendoj se qeveria e Kosovës duhet shpall gjendje të jashtëzakonshme! Shpërngulja e popullatës ka filluar të merr karakter të ekzodit! Atë që nuk e realizoj Serbia për 100 vite sundim , po e relaizojnë politikanë të pa përgjegjshëm për dy decenie! Njerëzit janë ngopur me gënjeshtra të përditshme të politikanëve avanturistë dhe të stërpasur! Njerëzit janë ngopur nga trajtimi i vendit si pronë private!

Vendit i duhet udhëheqje që : 1. Nuk gënjejnë! 2. Nuk vjedhin! 3. Janë të moralshëm! 4.Që e duan atdheun sinqerisht dhe janë në gjendje të flijohen për atdhe e jo ta flijojnë atdheun për vetveten.

*Çka është boll është boll! Nesër do të jetë shumë vonë!!!”/Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-