Ikja nga Kosova, edhe në Komunën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Ikja jashtë Kosovës ka edhe nga fshatrat e komunës së Dragashit. Nëpër lokale e odat e kësaj treve, por edhe në gjithë rajonin e Dragashit, nuk bëhet asnjë muhabet tjetër, përveç “si me ikë nga Kosova”.

Disa burime të sigurta kan raportuar për Opoja.Net se ka pasur edhe shumë ikja nga Komuna e Dragashit, pikrishtë dy autobusë nisen nga Dragashit për në Beograd, Adio dhe Fjolla ata janë nisur përmes tyre dhe kanë vazhduar duke u bashkuar kështu edhe me shumë qytetarë të Kosovës.

Ia mësyjnë shteteve tjera për të gjetur një jetë më të mirë. Qindra autobusë nisen brenda ditës për në Serbi ku udhëtarët janë të shumtë. Qytetarë të Kosovës, ku më së shumti dominojnë të rinjtë, por ka edhe gra dhe fëmijë nuk e shohin të ardhmen në Kosovë.

Ata po shesin çka po kanë dhe po e marrin botën në sy. Vetëm gjatë këtij viti afër 14 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në shtetet e Bashkimit Evropian. Franca dhe Gjermania janë dy shtetet që kosovarët më së shumti po kërkojnë azil. Sociologët e sqarojnë se varfëria është njëra ndër arsyet kryesore dhe mosperspektiva e të rinjve./Opoja.Net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-