Boksieri shqiptar, Ilir Latifi është rikthyer me fitore në UFC.
Ai e mundi Tanner Boserin në eventin e UFC-së, që po mbahet në Las Vegas.
Pas tri raundeve, nuk pati nokaut dhe vendimi për fituesin i takoi gjyqtarëve.
Ata me vendim të ndarë shpallën Latifin fitues të duelit. Dy prej tyre ia dhanë pikët Latifit, kurse një Boserit.
Latifi tani ka 15 fitore dhe tetë humbje, derisa kundërshtari i tij ka 19 fitore dhe tetë humbje.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.