Opoja.net

Imitimi i verbër nuk është valid në çështjet e besimit

Dr. Mustafa ef. Ceriq

Më duket se disa që janë infektuar, por jo nga korona, por nga kibri
(mendjemadhësia) duhet që të shkojnë përsëri tek shejhu i tyre i pagabueshëm
dhe të mësojnë për edebin dhe sjelljen e mirë.

Por ka diçka më të rëndësishme se kjo.

Të përkujtoj se, sipas koncenzusit të vërtetuar të dijetarëve të Ehlisunetit,
taklidi (imitimi i verbër) nuk është valid në çështjet e besimit (akaid). Nëse
mundeni pyeteni shejhun tuaj të pagabueshëm, le t’ua shpjegojë ai.

Deri tash e dinim se në sufizëm ekziston shejhu dhe muridët e tij, pasuesit
besnik. Megjithatë, kohët e fundit po hasim edhe shejhun tjetër i cili është i
pagabueshëm (maʿṣūm), në shkallën e evlijas. Ky shejhu i ri e akuzon shejhun
sufi se rrezikon pagabueshmërinë e tij tek pasuesit e verbër të tij.

Cili është dallimi mes shejhut sufi, që e njeh historia islame, dhe këtij
shejhut modern të pagabueshëm, i cili ka mbaruar një shkollë nate të hadithit?

S’ka dallim, përveç se ky shejhu i kohës së re i verbuar nga pasuesit e verbër
të tij, i kushtoi ummetit shumë  gjak dhe
lot të  njerëzve të pafajshëm dhe pastaj
u pendua për shkak të devijimeve të tij tragjike.

Shejhu i kohës moderne sillet si disa priftërinj të krishterë që veten e
konsiderojnë si shenjtorë, të cilëve askush nuk guxon t’ua kthej fjalën, sidomos
pasuesit e tij të verbër, të cilët shenjtorët i shohin si të pagabueshmit
jashtëtoksor.

Falë Zotit, në Islam nuk ka shenjtorë, por në Islam ekziston shpallja e
Zotit dhe mendja e shëndoshë.

Shejhu i ri për këtë nuk lejon të flitet, sepse kjo është filozofi që rrëzon
filozofinë e verbër të tij. Ajo filozofi e verbër kufizohet me mendjemadhësinë
e tij në mënyrë që pas fjalës së tij s’ka fjalë tjetër. Pas urdhrit të tij s’ka
urdhra të tjerë, pas mendjes së tij nuk ka mendje të tjera, andaj secili që e
ndjek atë në mënyrë të verbër nuk guxon ta përdor mendjen, por duhet të thirret
në mendjen e shejhut, edhe pse ajo që flet mund të jetë jashtë çdo logjike të
shëndoshë.

Interesant, shejhu i kohës sonë ulet në minder me air-kodition dhe para
kamerës po reciton hadithe, derisa hoxhallarët tanë modest dhe të sinqertë
ndajnë fatin me xhematin nëpër lagjet dhe fshatrat tanë, hoxhallarë këta që
shejhu i ri i përqesh dhe i nënçmon në derset e tij në emër të fesë së pastër në
sunet dhe hadith, fe e cila asnjëherë nuk ka qenë përçarëse tek hoxhallarët tanë.
Ju pasues të verbër të shejhut të ri, mendoni pak për këtë!

Ku i dihet, ndoshta mund
të ndizet ndonjë llambë nga filozofia e mendjes, filozofi që e praktikuan
mendjet e ndritura të këtij Ummeti shumë më parë se shejhu  modern, i cili ulur në minder gjykon muslimanët
dhe besimtarët si në Ditën e gjykimit!

Ata gjykojnë imamin tonë,
Ebu Mensur El-Maturidun, për të cilin nuk dinë asgjë, por e urrejnë sepse
shejhu i pagabueshëm u ka thënë të urrejnë çdo kënd që është jashtë filozofisë
që bazohet në kibrin e tij me të cilin ai jeton.

Si nuk kanë  frikë prej Zotit të pështyjnë çdokënd që nuk
shkon sipas mendjes së ngushtë të tyre?

Unë jam selefiu më i
madh! Dhe jam krenarë me këtë. I dua sahabët, tabiinët dhe tebetabiinët, sepse
pa selefët nuk ka halef, dhe pa halefët nuk ka selef. Por, problemi është në atë
se dikush i përvetëson selefinjtë si pronë private dhe janë aq vetjakë sa mendojnë
se të gjithë janë në Xhehennem përveç tyre, respektivisht ata janë grupi i vetëm
i shpëtuar në Xhenet, derisa të tjerët janë në zjarr.

Mu ashtu siç edhe kishtë
vënë re edhe i madhi Ibn Sina: “Jemi sprovuar me njerëz që mendojnë se Allahu
nuk ka udhëzuar asnjë në Rrugën e Drejtë përveç tyre!”

Elhamdulillah! I madh është
i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Ai kishte një zemër të madhe që kishte mundësi të
pranojë gjithçka që jeton në qiell dhe tokë, dhe mu për këtë Islami ka ardhur
edhe tek ne.

Elhamdulillah! Mos dhashtë
Zoti që Islami të varet nga mendja e tyre. Ne, në vendin tonë, as nuk do ta
shijonim ëmbëlsinë e Islamit, e as nuk do ta dinim se kush ishte Imam
Maturidiu.

Pra, dëgjuam për shejhun
e pagabueshëm, i cili ulur në minder citon hadithe, të cilat shpesh as vet nuk
i kupton. Mirëpo është i aftë të manipulojë me njerëzit naivë dhe të paditur.

Zoti i Madhërishëm na
shpëto nga injoranca e sotme! Amin!

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)

Kurti merr pjesë në Samitin e Vjenës, e pranishme edhe Bërnabiq

Merlinda Guraj

SIPAS QËLLIMIT SHPËRBLEHESH

Merlinda Guraj

Imami Shefqet Krasniqi infektohet me coronavirus, shtrihet në Klinikën Infektive

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net