Muajin e kaluar kanë filluar punimet në kompletimin e rrugës Prizren- Opojë , e cila është faza e fundit e këtij projekti të nisur disa vite më parë. Për të inspektuar këto punime, në vendngjarje dolën zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës , kryetarët e komunave dhe zyrtarë të subjekteve politike (PDK, LDK).
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, e vlerësoi të rëndësishëm fillimin e këtyre punimeve që ka një rëndësi të veçantë për këto dy komuna. Kryetari i Prizrenit , Ramadan Muja gjithashtu e vlerësoi të rëndësishëm afërsinë më të madhe të këtyre komunave përmes këtij projekti, ndërsa kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, tha se ky projekt përveç afërsisë me Prizren ndikon edhe në përmirësimin e infrastrukturës së turizmit dhe mundëson ngritjen e numrit të turistëve në komunën më të skajshme të vendit.
Ai gjithashtu tha se kjo rrugë i afrohet edhe kufirit me Maqedoninë, dhe në të ardhmen presim që të lidhemi përmes projekteve të ngjashme edhe me këtë shtet, theksoi ai. Ish kryetari i komunës së Dragashit, Halim Shemsedini, aktualisht asamblist i LDK-së, tha se ky projekt është paraparë shumë vite më parë , por ishte tejet i lumtur që më në fund po përfundon ky projekt i cili ishte ëndërr e tij.
Realizimi i këtij projekti po bëhet nga kompania e mirënjohur “ Renelual Tahiri”, me ç;rast inxhinieri Feriz Shabani, u zotua se dinamika e punimeve që është paraparë për 180 ditë do të përfundojë para afatit me një rrugë bashkëkohore dhe të standarteve të larta. Gjatësia e rrugës Jabllanicë – Zaplluxhe është 8.6 kilometra , ndërsa vlera e projektit kap shifrat e 750 mijë eurove, mjete këto të ndara nga ministria e Infrastrukturës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.