Kryetari aktual i Dragashit, dhe njëherit kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, ka dhënë një intervistë eksluzive për portalin LAJME365.
Së pari ai ka falënderuar qytetarët e Dragashit, për sjellje dinjitoze gjatë fushatës elektorale dhe në ditën e votimit, ku treguan një kulturë të lartë demokratike dhe votuan lirshëm bazuar në bindjet e tyre.
Shabani tha se pritej e tyre gjatë raundit të parë kanë qënë më të mëdha se rezultati që kanë marrë nga zgjedhjet e 17 tetorit, por pavarësiht asaj, tha se është shumë falenderues për mbeshtetjen në raund e parë dhe shpreson që kjo mbështetje të vazhdoj edhe në javën e fundit të balotazhit.
”Pritjet tona sigurisht kanë qenë më të mëdha bazuar në angazhimet tona dhe përmbushjen e pothuajse të të gjitha zotimeve, por megjithatë ne u jemi shumë falenderues për mbeshtetjen në raundin e parë dhe mbesim me shpresë se kjo mbeshtetje do të vazhdoj edhe në balotazh.”, tha ai për LAJME365.
Deri më tani në komunën e Dragashit nuk është zyrtarizuar asnjë koalicion mes partive që garojnë në balotazh dhe atyre që nuk janë në garë.
I pyetur rreth kësaj teme, Shabani tha se Partia Demokratike e Kosovës, dega në Dragash, ka bërë oferten e tyre për të gjitha partitë politike, por që ende nuk kanë marrë përgjigje nga asnjëri subjekt politik.
Ai tha se pavarësisht a do të ketë marrëveshje me partit tjera, janë të përgatitur të vazhdojmë angazhimet e drejtëpërdrejta me qytetarët për të siguruar fitoren edhe për një mandat qeverisës.
”Duke pasur parasysh nevojën për të siguruar shumicën në Asamblen Komunale, kemi berë ofertat tona për të gjitha subjektet politike dhe jemi në pritje të vendimeve të tyre.
Nëse ndodh që nuk do të kemi marrevëshje, jemi shumë të përgatitur të vazhdojmë angazhimet tona drejtëpërdrejtë me qytetarët për të siguruar fitoren edhe për një mandat qeverisës.”, tha Shabani për LAJME365.
Ai gjatë kësaj interviste foli edhe për planet dhe projektet e tij për mandatin e ardhshëm.
”Blegtoria, Turizmi, mbeshtetja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, Arsimi, Shendetësia, Kultura, Rinia e Sporti, Sherbimet publike dhe mbrojtja e ambientit do të jenë në fokusin tonë gjatë mandatit të ardhshëm.”, tha Shabani.
Komuna e Dragashit ndahen në dy pjesë, pjesa e Opojës që është e banuar me Shqiptar, dhe ajo e Gorës e cila është e banuar nga komuniteti Boshnjak dhe Goran.
Partia Demokratike e Kosovës gjatë 14 viteve qeverisje në komunën e Dragashit, në çdo mandat ka bashkëpunuar dhe bashkëqeverisur me komunitet.
Por si ishin mardhëniet e gjatë bashkëpunimit gjatë këtye viteve?
”Marrëdhenjët me komunitetin gjatë kohës sa kemi qeverisur kanë qenë shumë të mira dhe besojmë se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Kemi qenë shumë korrekt në raport me njëri tjetrin.”, është shprehur Shabani për LAJME365.
Një pyetje tjetër që shtrohet pothujse pas çdo përfundimi të zgjedhjeve lokale, është ajo se a do të ketë gra në kabinetin qeverisës?
Kryetari aktual i Dragashit, Shaban Shabani foli edhe për këtë temë ku tha:
Besoj që po, por megjithatë kjo le të mbetët për të ardhmen e afërt, ngase janë disa qështje që lidhen edhe me partnerët në qeverisje.
Më poshtë e gjeni intervistën e plotë të Shaban Shabanit dhënë për portalin LAJME365.
1. Si shkoi raundi i parë i procesit zgjedhor në Dragash dhe cilat kanë qenë pritjet e juaja?
Fillimisht më lejoni të falenderoj të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit për sjellje dinjitoze gjatë fushatës elektorale dhe mbi të gjitha në ditën e votimit, ku treguan një kulturë të lartë demokratike dhe votuan lirshëm bazuar në bindjet e tyre.
Pritjet tona sigurisht kanë qenë më të mëdha bazuar në angazhimet tona dhe përmbushjen e pothuajse të të gjitha zotimeve, por megjithatë ne u jemi shumë falenderues për mbeshtetjen në raundin e parë dhe mbesim me shpresë se kjo mbeshtetje do të vazhdoj edhe në balotazh.
2. A keni biseduar dhe cilat janë gjasat për koalicione me partitë tjera?
Duke pasur parasysh nevojën për të siguruar shumicën në Asamblen Komunale, kemi berë ofertat tona për të gjitha subjektet politike dhe jemi në pritje të vendimeve të tyre.
Nëse ndodh që nuk do të kemi marrevëshje, jemi shumë të përgatitur të vazhdojmë angazhimet tona drejtëpërdrejtë me qytetarët për të siguruar fitoren edhe për një mandat qeverisës.
3. Si ishin mardhëniet e bashkëpunimit me komunitetin Boshnjak dhe Goran në mandatin e kaluar dhe si do të jenë në të ardhmen?
Marrëdhenjët me komunitetin gjatë kohës sa kemi qeverisur kanë qenë shumë të mira dhe besojmë se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Kemi qenë shumë korrekt në raport me njëri tjetrin.
4. Cilat janë planet dhe projektet e juaja për mandatin e ri si kryetar i Dragashit?
Do të vazhdojmë me punë të mira dhe përmbushje të zotimeve tona bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.
Blegtoria, Turizmi, mbeshtetja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, Arsimi, Shendetësia, Kultura, Rinia e Sporti, Sherbimet publike dhe mbrojtja e ambientit do të jenë në fokusin tonë gjatë mandatit të ardhshëm.
Kemi bërë shumë, por megjithatë ka nevojë ende për të punuar në komunën e Dragashit.
5. A do të ketë drejtoresha gra në kabinetin e ri qeverisës dhe sa do të jetë numri i tyre?
Besoj që po, por megjithatë kjo le të mbetët për të ardhmen e afërt, ngase janë disa qështje që lidhen edhe me partnerët në qeverisje.
/lajme365.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.