Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se punimet restauruese në objektin e ish-Kazermës në Prizren kanë hyrë në fazën përmbyllëse.
Sipas saj, ky investim mbi 500 mijë euro do ta transformojë këtë objekt me rëndësi historike në një hapësirë funksionale për Arkivin ndër-komunal të Prizrenit.
Bogujevci ka theksuar se rikthimi i objekteve me vlerë historike në shërbim të komunitetit dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore mbeten pjesë e rëndësishme e angazhimit institucional për brezat e ardhshëm.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

