‘Itikafi më i mirë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Njëherë derisa Ibn Abassi r.a. ishte në ‘Itikaf në xhaminë e Pejgamberit
a.s. erdhi një njeri e përshëndeti dhe u ul. Ibn Abbasi r.a. i tha: “O
njeri, po shoh se je i pikëlluar dhe i shqetësuar. Po ke të drejtë u përgjigj
ai. O Djal i axhës Pejgamberit a.s. unë në të vërtetë jam i pikëlluar sepse kam
një borxh ndaj një njeriu dhe pasha Pronarin e këtij vari (Pejgamberin a.s) nuk
kam mundësi ta kthej atë borxh. Ibn Abbasi r.a. i tha: “A mund të ndërmjetësoj
unë në emrin tënd tek ai njeri?” Njeriu i tha: “Nëse dëshiron ndërmjetëso!
Ibn Abbasi i veshi papuçet e tij dhe doli nga xhamia.

Kur
pa njeriu se ibn Abbasi doli nga xhamia e pyeti: “A e harrove ‘Itikafin?
Jo, nuk harrova, por kam dëgjuar Pronarin e këtij vari (të Dërguarin e Allahut
s.a.v.s) duke thënë: “Kush niset në rrugë për ta ndihmuar vëllaun e vet që
ka nevojë dhe ia zgjidh, është më mirë se sa të qëndroj në ‘Itikaf dhjetë vjet.
ndërsa kush qëndron në ‘Itikaf një ditë për ta fituar kënaqësinë e Allahut, Zoti
 mes tij dhe xhehenemit do të vendos tre hendek,
ndërsa largësia mes tyre do të jetë më e madhe se largësia mes tokës dhe
qiellit.”

Përshtati:
A. D. Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-