Ivana nuk përmbahet në rrjet, karikon Kroacinë dhe “kërcënon” Brazilin: Le të kërcejmë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Bukuroshja kroate e cila ka marrë vëmendjen e madhe të mediave së fundmi, Ivana Knoll, nuk ka qëndruar në heshtje për sa i përket sfidës së radhës që kombëtarja e saj do të luajë përballë Brazilit.

Modelja 30-vjeçare ka postuar një video së fundmi në rrjet, ku shfaq në pah format e saj bombastike dhe duke dhuruar një puthje, ndërkohë që në sfond ndodhet një këngë braziliane.

Në postimin e saj ajo shkruan: “Mezi pres për të premten”, ndërsa në një tjetër postim duket se zgjedh të provokojë brazilianët, ku shkruan: “Le të kërcejmë”.

Ajo sigurisht nuk do të mungojë në këtë sfidë, duke zgjedhur sërish një veshje provokuese, të cilën e ka postuar dirket nga stadium “Education City”, aty ku do të luhet dhe takimi Kroaci-Brazil.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-