Ja çfarë thotë ish-drejtori i fabrikës “Remateks”, Besim Minkara për borxhin!

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Redaksia e Portalit “Opoja.net”, ka arritur të kontaktojë me ish-drejtorin e fabrikës “Remateks” në Dragash, Besim Minkara, e cila u mbyll duke u mbetur borxh punëtorëve dhe disa firmave kontraktuese rreth 2 milionë euro. Minkara, këto ditë ka nënshkruar një kontratë të re për të hapur fabrikë në Serbi në vlerë prej 3 milionë euro, ndërkohë që thotë se nuk ndihet fajtor për borxhin!

Besim Minkara ka rrëfyer  ngjarjen për Portali “Opoja.net“, duke treguar punën që ai ka bërë në këtë fabrikë dhe se kush do të duhet për ta kthyer borxhin !

Besim Minkara kishte filluar punën më 7 janar 2015 si drejtor i përgjithshëm me pagë mujore, sipas tij ai asnjëherë nuk ka qenë pronar i fabrikës”Remateks”.

“Unë kam filluar punën më 07/01/2015 si drejtor i përgjithshëm dhe jam paguar me pagë mujore. Asnjëherë nuk kam qenë pronar i “Remateks-it”, firma “Remateks” është themeluar në vitin 2008″, thotë Besim Minkara për portalin “Opoja.net“.

Borxhi lokal për të cilin thuhet se arriti afro 2 milion euro sipas Minkarës ishte para tij, kur ai filloi punën fabrika ishte më këtë borxh, ai kishte ardhur në vitin 2015 nga poronari i fabrikës Melih Gürkan për ta shpejtuar fabrikën, por për shkak të problemeve lokale me eksportin i cili ishte zvogëluar u detyrua ta mbyll fabrikën.

“Ky borxh lokal për të cilin kanë shkruar prej afro 1500 000 euro ishte përpara meje, gjithashtu unë e kam filluar punën me këtë borxh, në vitin 2015 më ka dërguar pronari Melih Gurkan për ta shpëtuar fabrikën por për shkak të disa problemeve lokale me eksportin i cili është zvogëluar jemi detyruar ta mbyllim fabrikën”.

Besim Minkara ka thënë për portalin “Opoja.net” se u bënë një vit që fabrika është mbyllur dhe ka borxhe lokale të cilat firma duhet t’i paguajë, ato nuk janë borxhe të mia personale dhe unë nuk i kam borxh askujt, këtë propagandë për mua e ka bërë firma “Erza”.

Sipas Besim Minkarës pronari, Melih Gürkan të gjithëve do t’ua shlyej borxhin vetëm se i nevojitet kohë.

Ish-Pronari i fabrikës “Rematesk” Melih Gürkan ka mijëra euro borxhe në tatime, paga të papaguara të punëtorëve, rrymë, shërbime komunale si dhe borxhe të shërbimit në transport.

Firmat kanë nënshkruar kontrata me Besim Minkarën si drejtor i fabrikës “Remateks” e fajsojnë atë për borxhe !

Redaksia e Opoja.net ka qenë në kontakte të vazhdueshme me firmat të cilat kanë kontrata me fabrikën “Remateks” e cila ju ka mbetur shuma të mëdha parash borxh. Pronarët e këtyre firmave thonë se fajin kryesorë e ka drejtori i fabrikës, Besim Minkara i cili ju kishte premtuar se do ti kryejë pagesat dhe i la në borxhe të mëdha.

“Kompanisë tonë Besim Minkara i ka mbetur borxh plot 65 mijë euro. Ne kemi kryer të gjitha shërbimet e transportit të punëtorëve, por që borxhi asnjëherë nuk na është paguar” ka thënë Mehal Rysheni, një nga pronarët e firmës transportuese “Erëza” në Dragash.

Kontrata e siguruar nga Opoja.net, e palëve kontraktuese “Erza” dhe “Remateks” e cila është nënshkruar nga ish drejtori i fabrikës, Besim Minkara.

Edhe punëtorët e fabrikës “Remateks” fajin ja hedhin Besim Minkarës për mos dhënjen e pagave !

Fabrika “Rematex” ka më shumë se 1 vit që është mbyllur dhe se punëtorët vazhdojnë të kërkojnë paratë e mbetura borxh nga milionerët turk.

“Jemi duke ndjekur të gjitha rrugët për të marrë paratë tona. Kemi angazhuar përmbaruesit të cilët nuk duket se po bëjnë punë të madhe. Por ato janë paratë tona dhe nuk do të ndalemi deri sa Besim Minkara të na i kthej” ka thënë për Opoja.net ish punëtorët e Remateksit.

Puntorët janë shprehur se fabrika ka pasur probleme me pagesa, mirpo me ardhjen e Besim Minkarës ato nuk u ndalën por u rritën më shumë. Filluan të na japin rrogat me vonesë e në fund edhe të mos na paguajnë. Disa njoftime të cilat i ka siguruar “Opoja.net”, për dhënjen e pagave kur punëtorve ju kanë premtuar duke u’a caktuar datën e të cilat ende nuk i kanë marrur.

Punëtorët kanë treguar se ata kanë pasur punë me drejtorin e fabrikës, Besim Minkarën, kanë nënshkruar kontrata me të, dhe se Besimi ju ka premtuar se do ti paguajë. Të pyetur se a keni parë në fabrikë Melih  Gürkan, ata janë përgjigjur se ka qënë disa herë në fabrikë i thojshin patrioti por ne nuk kemi biseduar me të kanë qënë drejtorët dhe pronarët e objektit që janë marrë më të.

Kjo është lidhje në mes Besim Minkarës dhe fabrikës “Rematesk” në Dragash.

Besim Minkara, ka shpjeguar ardhjen e tij në fabrikën “Remateks” deri tek dorëheqja e tij:

“Së pari t’ju sqaroj si kam ardhur në  Remateks –sh, siç do ta shihni në status është themeluar në vitin 2008 dhe çdo vit kanë pasur humbje të mëdha dhe një ditë më ka ftuar pronari  Melih Gurkan dhe më ka lutur të shkoj në Kosovë dhe unë kam ardhur më 07/01/2015. Fabrika në tri vende ka qenë e shpërndarë, një pjesë në Dragash, një pjesë në Prizren dhe që e kanë mbajtur fabrikën në Gjilan me qira e cila ka punuar për Remateks, unë kam ardhur që fabrikën ta nxjerr nga kriza, por për shkak të disa problemeve të punëtorëve dhe për shkak të shpenzimeve të mëdha kemi vendosur që menjëherë makineritë nga Prizreni t’i dërgojmë në Dragash dhe ta mbyllim fabrikën në Gjilan. Dhe kemi bërë mirë, shpenzimet mujore janë ulur nga  480 mijë euro në 180 mijë euro ndërsa prodhimtaria ishte e njëjtë dhe pas kësaj e kemi përmirësuar fabrikën”.

“Por pronari Melih Gurkan ka pas probleme të mëdha me financa dhe  ato probleme ende nuk kanë përfunduar, ato që na i ka dërguar ne kemi bërë pagesa dhe ka ardhur koha që nuk kanë mundur të dërgojnë asgjë për Ramateks, Melih Gurkan dhe familja e tij kanë fabrikë në Isparta që është në lindje të Turqisë dhe quhet  “Iplıksan aş”, Financimi i të gjitha këtyre fabrikave ishte në Stamboll, ne e kemi dërguar materialin në Evropë ndërsa ata nuk e kanë paguar dhe atë që kanë mundur e kanë dërguar në vitin  2016″.

“Nga muaji maj ka filluar kriza financiare dhe nga Stambolli asgjë nuk kanë mundur të na dërgojnë dhe pastaj në vitin 2017 në muajin mars fabrikën e kanë mbyllur për shkak se klienti nga gjermania COATS neve nuk na e ka dhënë porosinë, sepse fabrika ka prodhuar 900 tonelata në vit për të, ndërsa për mbylljen e fabrikës  ishte problem me punëtorët, sepse nuk ishin në gjendje që t’i paguajnë me rregull”.

“Kur e kanë mbyllur fabrikën, unë e kam pyetur pronarin Melih Gürkan çka do të bëjmë tash, e ai më është përgjigjur se do t’ua shlyejmë borxhin të gjithëve dhe unë të gjithë atyre që ju kemi borxh ju kam treguar atë që më ka premtuar Melih Gurkan, por për shkak të problemeve me financa nuk kanë qenë në gjendje ta mbajnë fjalën. Pastaj populli më është vërsulur mua dhe unë ju kam thënë se është i detyruar t’ju paguaj sepse i keni faturat dhe të gjitha që nevojiten. Shumë prej tyre më kanë paraqitur te përmbaruesi, dhe të gjithë punëtorët i kanë paraqitur në gjyq.  Pas këtyre situatave Melih Gurkan ka vendosur Ibrahim Kirvagi që t’i shes makinat dhe janë marrë vesh dhe në Stamboll ka ardhë İbrahim dhe kanë bërë kontratë dhe të gjitha borxhet i ka marrë përsipër Ibrahim që t’i paguaj. Tani makinat që i ka marrë nga Dragashi i ka në Gjilan, sepse pa ato makina nuk ka mundur të fillojë të punojë. Tani punon për kompaninë MELİH GURKAN, ata ua dërgojnë lëndën e parë ndërsa ata këtu e prodhojnë leshin dhe e dërgojnë për Evropë. Tani në kosovë janë partnerë, ose  Ibrahim ose Melih duhet t’ua paguajnë njerëzve borxhin, ndërsa mua këtë herë nuk më kanë afruar të punojmë bashkë”.

“Unë isha i detyruar të kërkoj punë të re. Më  13/03/2017 në Serbi një kompani e madhe ka nënshkruar protokoll me Qeverinë dhe unë kam qenë i pranishëm me zotëri kryeministrin Vuçiç. Këta nga Kosova menjëherë e kanë dhënë në lajme se unë jam mashtrues dhe jam pronar i  Remateksit dhe kam lënë  1 milion 800 mijë euro borxh dhe se me ato para kam hapur fabrikë në Serbi. Unë vetëm kam mundur të jem drejtor  në një fabrikë të tillë e jo pronar. Thonë se jam milioner, ndërsa unë jetoj në Stamboll me qira. Këta pronarët janë në gjendje t’ua paguajnë njerëzve. Në fund t’ju them se është edhe në statusin e Remateksit që unë kurrë nuk kam qenë pronar por vetëm kam punuar me pagë. Për këtë gjendje fajtor është  İbrahimi që nuk e ka mbajtur fjalën, e ka dhënë fjalën se do t’ua paguaj të gjithëve, të gjitha makinat e Remateksit janë të tija dhe le t’i paguajë. Dhe plus tash punon për  Remateks, le të shkojnë gazetarët ta verifikojnë dhe le ta pyesin për kënd punon. Unë ia kam dhënë dorëheqjen  Melih Gurkanit më 06/03/2017”, kështu ka përfunduar deklaratën e tij Besim Minkara për “Opoja.net-it”

Portali “Opoja.net” gjatë ditëve në vazhdim do të kontaktojë me pronarin e fabrikës “Remateks” Melih Gürkan, me Ibrahim Kirvaqa për makineritë dhe Şevdet Damka.

Kush do të u’a kthejë borxhin dhe kur do të kryet ky borxh?, do të mundohemi ta mësojmë në ditët në vazhdim.

© Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-