Përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes granteve investive dhe pagesave direkte për sektorin e bujqësisë, ka ndikuar në shtimin e prodhimtarisë bujqësore në vend. Kjo mbështetje e ministrisë do të vazhdojë edhe sivjet, ku investimet e ministrisë përmes programeve mbështetëse arrijnë në 48 milionë euro.
Kështu është shprehur zëvendësministri i MBPZHR-së, Vezir Januzi, në ceremoninë përmbyllëse të projektit Zhvillimi Ekonomik i Bujqësisë në Kosovën Jugore, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Me këtë rast, zëvendësministri Januzi, ka theksuar se projektet e tilla ndikojnë në përmirësimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend, si dhe stimulimin dhe rritjen e cilësisë së prodhimit dhe përpunimit bujqësor në vend. Ai tha se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahin projektet bujqësore të fermerëve në gjithë vendin.