Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Ai për Klankosova.tv ka thënë se gjendja shëndetësore i është keqësuar si shkak i fyerjeve dhe linçimeve, që sipas tij, po i bëhen nga pushteti.
“Në shëndetin tim ka ndikuar edhe fyerjet dhe linçimet që po më bëhen. Unë i thashë edhe kryetarit që të mos ia jap fjalën Dimal Bashës që është nxënës i dobët, sic shihet nga notat e tij, por si duket partia në pushtet e kishte dërguar që ta minoj angazhimin që e kemi bërë në atë komision. Edhe kjo ndikojë pak. Edhe në atë takim kam qenë keq me shëndet”, është shprehur Jasharaj për Klankosova.tv.
Tutje, ai i bëri qeverisë që të mos e ulë nivelin poshtë, teksa i bëri thirrje edhe vetë kryeministrit Albin Kurti, që ta mbrojë arsimin nga njerëz, siç i quajti ai, me nota 2 e që po e sulmojnë arsimin, duke aluduar kështu në deputetin e VV-së, Dimal Basha.
“Asnjë qeveri deri më tani s’ka bërë kaq shumë sulme ndaj SBAShK-ut. Është turp i qeverisë që e lejojnë Dimalin të na quajnë analfabetë”, është shprehur Jasharaj për Klankosova.tv.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.