Jeta është shumë e shkurtër dhe nuk meriton urrejtje…

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Jeta është shumë e shkurtër dhe nuk meriton urrejtje, zili, armiqësi dhe ndërprerje të lidhjeve familjare dhe vëllazërore!

Qëndroni fuqishëm
afër atyre që i doni, shprehni dashuri ndaj tyre publikisht, falni gabimet e
tyre, sepse mund të ndodhë, që ju ose ata, papritmas të largoheni nga kjo botë,
dhe pastaj në zemrat tuaja të ndjeni shqetësim dhe dëshirë për ta.

Kini kujdes,
që të mos t’i qepni plagët para se t’i pastroni nga brenda.

Bisedoni,
kërkoni falje nga njëri-tjetri, shpjegoni, pranoni gabimet tuaja dhe tregohuni
të sjellshëm me njëri-tjetrin.

Jeta është
shumë e shkurtër dhe nuk meriton urrejtje, zili, armiqësi dhe ndërprerje të
lidhjeve familjare dhe vëllazërore.

Nesër do të jemi
vetëm një kujtim i zakonshëm, sepse vdekja nuk kërkon leje nga asnjëri prej
nesh.

Bëhuni të
qeshur dhe falni muslimanët, të cilët ju kanë bërë keq dhe ata që ju kanë
ofenduar.

Shejh
Ali Tantavi (r.h.)

Përkthim:
Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-