Opoja.net

Jonuzi: Fabrika “RemaTex” do të fillojë punën

Aktuale Opoja
Jonuzi: Fabrika “RemaTex” do të fillojë punën

Një numër i punëtorëve të fabrikës për përpunimin e leshit “Rematex” në Dragash kanë protestuar të mërkurën para dyerve të fabrikës, duke kërkuar pagat e mbetura borxh, ngase fabrika ka që një kohë që nuk është duke prodhuar.

Problem tjetër për punëtorët e kësaj fabrike, është edhe skadimi i kontratave në muajin dhjetor dhe mosvazhdimi i tyre në muajin janar. Punëtorët janë takuar edhe me kryetarin e Komunës së Dragashit Salim Jonuzi, të cilin e kanë njoftuar me rastin.

Ai tha se fabrika edhe zyrtarisht nuk është duke punuar. Ai thotë se është i njoftuar nga pronarët e fabrikës se do të fillojnë punën. “Fabrika zyrtarisht nuk është duke punuar, unë jam i njoftuar se fabrika do të fillojë punën, por nuk e di se çka tash po ndodh. Më herët jam takuar me pronarët, por kohëve të fundit jo”, ka thënë ai. Ai thotë se kjo kompani i ka borxh Komunës një shumë të hollave duke mos i paguar tatimin në pronë.

“Masat besoj se do t’i merr gjykata. Kjo kompani i ka borxh Komunës në tatimin në pronë, nuk e di saktë sa është shuma, ndërsa tatimet e punëtorëve i ka paguar”, ka thënë ai.

Arian Sofiu, punëtor i fabrikës, ka thënë se ka mbetur pa rroga për dy muaj. Ai ka thënë se kontrata u kishte skaduar në muajin dhjetor, ndërsa kompania e kishte njoftuar se pagat e papaguara do t’i merrnin më 15 janar.

Ai thotë se kjo ishte vetëm një gënjeshtër pasi që më 20 janar ai kishte arritur të merrte vetëm gjysmën e pagës.

Loading...

Mos i humb

Ndërron jetë profesori prizrenas Nexhmedin Ramadani

Opoja.net

Bora mbulon Opojën

Opoja.net

Sot mot me diell, por ftohtë

Opoja.net

4 Familje nga Durrësi vendosen në një shtëpi në Brezne të Dragashit

Opoja.net

Dragashi për Durrësin, aksioni vazhdoni përseri me kërkesë të bamirësve

Opoja.net

Dragash: Akuzohet se për sulm në oborr të xhamisë, dënohet me 150 euro gjobë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net