Sot ia dhamë lamtumirën e fundit, Muhamer Mustafa, 24 vjeçar i cili dje pasdite humbi jetën tragjikisht derisa po stërviste kalin për vrapim.
I ndjeri ishte i apasionuar pas sportit të hipizmit me të cilin është marrë qe 10 vjet. Muhameri ishte djal bujar e zemërbardhë, i përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë.
Ai këto ditë priste të bëhej për herë të parë baba…
I pafund ishte rreshti i njerëzve që kishin ardhur për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.
Zoti e mëshiroftë të ndjerin, e familjarëve ua shtoftë forcën për ta përballuar këtë humbje të rëndë!
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.