Kanë përfunduar të gjitha gjashtë ndeshjet e mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampionëve me të cilat edhe është kompletuar rrethi i dytë i fazës së grupeve.
Ndeshja kryesore u zhvillua në stadiumin “Alianz Arena” në Itali ku Juventusi e fitoi ndeshjen e madhe ndaj Chelseat, e vlefshme për grupin H, me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm e realizoi Federico Cheisa me të filluar pjesa e dytë.
Befasia e madhe ndodhi në sfidën Benfica-Barcelona ku portugezët triumfuan me rezultat të pastër 3-0 ndaj skuadrës së Ronald Koeman dhe ky i fundit edhe mund të shkarkohet nga detyra e trajnerit pas kësaj disfate të hidhur.
Bayerni e ka deklasuar Dinamo Kievin me rezultat 5-0, kurse Manchester United ka triumfuar me përmbysje ndaj skuadrës spanjolle Villarreal në “Old Trafford” me rezultat 2-1 dhe ishte Cristiano Ronaldo që e shënoi golin e fitores në minutën e 95’.
Salzburgu fitoi ndaj Lille me rezultat 2-1, kurse Wolsfburgu dhe Sevilla janë ndarë në paqe pran rezultatit 1-1.
Ndërsa në ndeshjet e zhvilluara nga ora 18:45, Atalanta e ka mposhtur skuadrën e Young Boys, kurse Zeniti e ka mposhtur Malmon me rezultat 3-0.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.