Asociacioni për Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës, ka vendosur që të ngreh kallëzim penal ndaj njërit prej asistentëve të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.
Në një njoftim të lëshuar nga ky asociacion, thuhet se kallëzimi penal do të ngritet për shkak të “fyerjeve të ulta” të asistentit dhe përpjekjeve që ta parandalojë Asociacionin.
Asociacioni njofton se detaje më shumë rreth kësaj çështje do të bëjë të ditura gjatë ditës para Prokurorisë Themelorë në Prishtinë. /Opoja.net/