Kamberi-qytetarëve të Luginës: Regjistrohuni, të tregojmë se jemi shumicë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamber, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen, duke thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë ka hyrë në dhjetë ditëshin final.

Kamberi, ka shtuar se, kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe se duhet të dëshmojnë e tregojnë sa shqiptarët janë shumicë.

Postimi i plotë:

Të regjistrojmë çdo qytetarë!

Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës.

Procesi i regjistrimit ka hyrë në dhjetë ditëshin final. Deri më tani regjistruesit shqiptarë kanë kryer punën e tyre shumë mirë ndërsa qytetarët iu janë përgjigjur masovisht procesit të regjistrimit.

Tani jemi në fazën finale.

Prandaj ka nevojë për energji shtesë e vazhdimësi të vullnetit për t’a regjistruar e për t’u regjistruar çdo qytetarë.

Inkurajojë regjistruesit të vazhdojnë me intensitetin e lartë të punës, ndërsa qytetarët që të vazhdojnë të regjistrohen. Të gjithë. Deri tek qytetari i fundit shqiptar.

Është shumë me rëndësi prandaj ju ftoj që të vazhdojmë këtë intensitet e këtë punë të filluar mirë.

Të gjithë bashkë. Të regjistrohemi.

Të dëshmojmë sa jemi e të tregojmë se jemi shumicë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-