Kapen disa sirianë në fshatinë Brezne, po kërkonin strehim në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Mbremë (E premte) diku rreth orës 22:00 Poicia rajonale në Dragash ka arritur të arrestojë disa persona sirianë, në fshatinë Brezne të Dragashit, shkruan portali Opojanet.

Sipas informateve të besueshme nga personat në vendin e ngjarjës, thuhet se këta personat e arrestuar janë sirianë dhe kanë ardhur për të kërkuar strehim këtu në Kosovë. /Opoja.net/

Siria vazhdon të jetë vendi që kryeson në listën e azilkërkuesve në Kosovë.

Vetëm gjatë muajit nëntor, Qendra për Azil në Magure të Lipjanit, kishte 17 azilkërkues nga Siria, ndërkaq gjatë gjithë vitit kishte pranuar 196 të tillë.

Zyra për Komunikim Publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka thënë për Gazetën Jeta në Kosovë se një azilkërkues për një ditë, buxhetit të Kosovës, mund t’i kushtojë rreth 19-20 euro.

“Nëse një OJQ i mbështet azilkërkuesit me pako higjienike, veshmbathje, medikamente etj., një azilkërkues buxhetit të Kosovës i kushton më lirë”, thuhet në përgjigjen nga MPB.

Në vitin 2017 Kosova ka pranuar 147 kërkesa për azil, ndërkaq gjatë këtij viti numri i azilkërkuesve arrin në 455.

Sipas të dhënave nga kjo qendër, përveç Sirisë, kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare kanë kërkuar edhe shtetas të Turqisë, Palestinës, Pakistanit, Irakut, Algjerisë, Afrikës së Jugut, Tunizisë, Maqedonisë, Shqipërisë e disa shteteve të vogla.

Gjatë vitit 2018, kjo qendër ka pranuar 50 gra dhe 405 burra. Numri i familjeve ka arritur në 29.

Sipas Ligjit për Azil, mbrojtja ndërkombëtare apo azili u jepet atyre që në vendet e origjinës kanë luftë, persekutohen për shkak të bindjeve politike, përkatësisë së grupit të caktuar shoqëror, përkatësisë etnike, fetare ose racore.

Udhëheqësi i qendrës, Fitim Zariqi tha për JnK se sirianëve nuk u refuzohet kërkesa për azil dhe arsye kryesore është lufta që po zhvillohet atje.

Ai tregoi që procedura për azil zgjat gjashtë deri në nëntë muaj, fazë e cila shërben për intervista dhe verifikim të aplikuesve sepse Zariqi tha se ka raste kur thonë që janë nga Siria por gjatë verifikimit nuk rezultojnë të jenë.

Rrugët apo vendet që zakonisht po përdorin këta azilkërkues, sipas Zariqit, janë Turqia, Greqia dhe Shqipëria, por ai tutje tregon që shumë prej tyre Kosovën e përdorin si vend transit për të kaluar në Gjermani, Austri apo Zvicër sepse mesatarja e ditëve që qëndrojnë është 33-34.

“Shumica nga ta e lëshojnë qendrën për azil dhe sipas mandatit që ka qendra sepse kuptohet qendra për azil është e hapur. Prej orës 7 deri në orën 22 në mbrëmje ata janë të lirë që të lëvizin, të hyjnë dhe të dalin nga qendra. Dhe në rast se nuk kthehen në orën 22 atëherë sipas mandatit qendra e njofton policinë që personi nuk është kthyer në qendër dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, ka thënë Zariqi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-