Kasam Muhameti: “Hallall i qoftë djersa ime vëndit tim”

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Pas publikimit të listës së “Operacioni Shigjeta” në të cilën është edhe Kasam Muhameti imam në xhaminë “muderris Rexhep Ismajli” në Bresanë, më të pranuar lajmin ka prononcuar veterani i UÇK-së, duke ja falur djersën vëndit. 

Ja prononcimi i plotë i Kasam Muhameti: Sapo pranova lajmin, për publikimin zyrtar të komisionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të emrave të veteranëve të UÇK-së, edhe të ZOP, “Operacioni Shigjeta”, pjesë e të cilit isha edhe unë. Ndjehem mirë për këtë, por ndjehem dobët karshi: dëshmorëve, invalidëve, karshi atyre që sakrifikuan dhe dhanë edhe më shumë se unë, për lirinë e Kosovës. Ndjehem ligshtë, sidomos ndaj prindit tim- Samidin Muhameti, i cili ndërroi jetë më 25.03.2011. Rahmetliu u përballë me policinë serbe dhe vuajti gjatë viteve 1990-1999. Ishte mësues dhe drejtor gjatë atyre viteve në shkollën fillore “28 Nëntori” në Bresanë. Për veprimtaritë e tij, u mbajtë në burg një vit e gjysmë, e që shpeshherë edhe pas lirimit nga burgu u ftua në biseda informative… E falënderoj Allahun, që ma mundësoi të plotësoj një rrugë të vogël të babës tim, duke e lutur Allahun për mëshirë ndaj tij dhe që ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus. Faleminderit gjithë familjarëve të mi, që më dhanë përkrahje në këtë drejtim. Urime për të gjithë shoktë e UÇK-së kudo që kanë vepruar, Allahu ua dhashtë gjithë të mirat. Urime edhe për dy kushërirat e mi, me të cilët u rrita bashkë- Hatim Ibrahimin dhe Nesim Nesimin, së bashku morëm pjesë edhe në UÇK, por që ata patën detyra më të rënda, ndërsa ndjejmë keqardhje, që Nesimin e kemi të renditur në mesin e invalidëve.

Me respekt
Kasam Muhameti
Bresanë
15.04.2015, 23.20 h.
Ish ushtar i UÇK-së, ZOP, “Operacioni Shigjeta”./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-