Kasim Qafleshi nga Opoja merr mirënjohje nga kryetari i partisë socialiste në Austri

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Antëtarët dhe aktivistët më të dalluar në Austrinë e Epërme,ditë më parë kanë pranuar mirënjohje nga Eurodeputeti prof. Josef Weidenholzer njëherit edhe zëvëndëspresident i partisë SPÖ.Me gjithë rrespektin që ka për shqiptarët, z.Weidenholzer falenderoj këta aktivistë për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për komunitetin shqiptar dhe atë austriak.Vlenë të theksohet se tashmë të gjithë emrat e këtyre aktivistëve,janë protokoluar drejtpërsëdrejti në Parlamentin Evropian.

Por,pjesë e kësaj mirënjohje ishte edhe Kasim Qafleshi nga Opoja,aktivist dhe anëtar i kryesisë së SHKS “ILIRËT” në Linz. “Ishte nder dhe kënaqësi të nderohem me mirënjohje nga Eurodeputeti respektivisht zëvëndëspresidenti i partisë SPÖ z.Josef Weidenholzer për kontrobutin e dhënë ndaj kominitetit tim shqiptar këtu në Linz të Austrisë.

Njëherit falenderoj edhe kryetaren Adriana Kelmendi si dhe gjithë anëtarët e SHKS ILIRËT,pa harruar edhe aktivistët e shoqatave tjera,të cilët po vazhdojnë të kontribuojnë ndaj komunitetit tonë.

Betohem se do të vazhdoj edhe me tutje me kontributin tim deri në maksimum ndaj komunitetit shqiptar” shprehet Kasim Qafleshi.

Ndryshe prof. Josef Weidenholzer njihet si njëri ndër kontribuesit me të denjë gjatë luftës së Kosovës si dhe mbeshtetësi më i madh i pavarësisë së saj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-