KDI publikon fletënotimin për Dragash

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Sipas rezultateve të Fletënotimit për periudhën Janar-Dhjetor 2016, të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në Kuvendin e Komunës së Dragashit, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë janë: Zaim Hajredini (AKR) me 10.4 %, pasuar nga Velid Hadzisin (VAKAT) me 10.3 % e Samedin Xheladini (LDK) me 9.7 % të vlerësimit të përgjithshëm. Velid Hadzisin (VAKAT) ka shënuar nivelin më të lartë të diskutimit lidhur me pikat e rendit të ditës me 10.2 % të diskutimeve të përgjithshme.

Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Dragashit kanë qenë: Kapllan Fetahu (LDK) me 13.7 % i përcjell nga Zaim Hajredini (AKR) me 11 % të pyetjeve të përgjithshme.

Këto të dhëna janë nxjerrë në kuadër të “Fletënotimit” që përmban analizë dhe notim për punën individuale të anëtarëve të këtyre kuvendeve të komunave dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këto institucione për periudhën janar-dhjetor 2016, bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-