Përmes këtij rregulli kuranor, i cili
tregon se çdo kush e merr atë që meriton, besimtari mund ta kuptojë të kaluarën dhe të tashmen, pa marrë parasysh se a ka të bëjë me individë,
grupe apo popuj.
Fjalët e Allahut janë: “A nuk po sheh
ti, se, me të vërtetë, Allahut i bëjnë sexhde: ata që gjenden në qiej dhe ata
që gjenden në Tokë, edhe Dielli edhe hëna, edhe yjët, edhe malet, edhe drunjtë
edhe shtazët dhe shumë nga njerëzit, por shumë (njerëz) meritojnë dënimin. E,
kënd e poshtëronAllahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Allahu, me të
vërtetë, punon çka të dojë.” (el-Haxh, 18)
Këto fjalë të Allahut përmbajnë mesazhin se
nderi më i madh dhe më i rëndësishëm për njeriun është të besojë në Allahun,
Zotin e Vetëm – dhe vetëm Atij t’i bëjë ibadet me sexhdedhe mepërulësi para
Allahut, Krijuesit, qëfurnizon, dhe në dorën e të Cilit janë lumturia dhe
suksesi. Besimtari është besnik ndaj Allahut, sepse i njeh të drejtat e Tij,
shpreson në mirësinë e Zotit dhe i frikësohet ndëshkimit. Për më tepër, nga ky
ajet kuranor do të duhej të konkludojmë se poshtërimi më i madh dhe më i
tmerrshëm për njeriun është shmangia nga robërimi ndaj Allahut, Zotit të të
gjitha botëve, që është Një i Vetëm, dhe të konsiderojë dikë dhe diçka të
barabartë me Të. Me atë rast, materia siç janë, për shembull, malet, drunjt dhe
kafshët e paarsyeshme janë më të mira se ai: sepse ato bien në sexhde para Allahut
të Madhërishëm, përveç të Cilit askush nuk është i denjë të adhurohet.
Kur bëhet fjalë për ajetin kuranor, të
cilin po e shqyrtojmë, duhet të theksohet se Allahu i Gjithëdijshëm ka thënë:“Kënd
e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar”dhe nuk ka thënë: “Kënd
e ndëshkon Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar.” Allahu e di më së
miri, pse kjo është kështu, por vërejtja vijuese në lidhje me këtë duket të
jetë jashtëzakonisht interesante: “Poshtërimi, për nga natyra e gjërave,
është shqetësim shtesë në dhimbjen e shkaktuar nga ndëshkimi, prandaj dhe mund
të ndodhë që një njeri i respektuar të ndëshkohet, por pa u poshtëruar në të
njëjtën kohë.”
Shirku, duke i atribuar Allahut dikë apo
diçka të barabartë, është absolutisht forma më e madhe e poshtërimit që njeriu
mund t’i ekspozohet dhe që mund të shkaktojë, kurse kryerja e mëkatit është
formë tjetër e poshtërimit, e cila nuk është e padëmshme, edhe pse është më e
vogël se kjo formë e parë e poshtërimit.
Duke folur për pasojat negative të
mëkatit, dhe duke marrë parasysh kuptimin e rregullit kuranor për të cilin po
flasim, Ibnul-Kajjim el-Xhevzijj, thotë:
“Njëra nga negativitetet më të mëdha të
mëkatit është edhe ajo se mëkati ka për pasojë që Allahu ta braktisë dhe
poshtërojë njeriun, dhe atë askush nuk mund ta nderojë. “Kënd e poshtëron
Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar” (el-Haxh, 18)Një njeri i tillë nuk do të respektohet si
duhet, edhe nëse duket se po vlerësohet dhe respektohet. Ndoshta njerëzit do ta
vlerësojnë dhe respektojnë atë për shkak të përfitimeve që kanë prej tij ose
nga frika e së keqes së tij, por thellë brenda vetes ata do ta konsiderojnë
njeriun më të poshtërdhe më të keq.”
Aty janë edhe këto fjalë të Ibnul-Kajjimit:
“Mëkatari do të dënohet edhe me mënyrën
që Allahu i Madhërishëm, do ta nxjerr nga zemrat e njerëzve respektin ndaj tij,
ashtu që ata do ta konsiderojnë plotësisht të pa vlefshëm, pastaj ai lehtë do
të mëkatoj dhe do t’i konsideroj të parëndësishme shenjtëritë e Allahut.
Njerëzit e duan dikënd aq sa e do Allahu atë, ata i frikësohen atij aq sa ai i
frikësohet Allahut, ata e respektojnë atë aq sa ai e madhëron Allahun e Plotfuqishëm.
A pret njeriu që njerëzit ta konsiderojnë të nderuar dhe të denjë, ndërsa ai
t’i përçmojnë shenjtëritë e Zotit, t’i përdhosë të drejtat e Zotit dhe të bëjë vepra
të ndaluara? Allahu i Madhërishëm e vuri në dukje këtë, duke folur për
ndëshkimet që u ndodhën mëkatarëve, të cilat Zoti ua ktheu për shkak të mëkatit,
zemrat e tyre i vulosi, i harroi ata, ashtu sikur që ata e harruan Atë, i
poshtëroi ata, sikur që ata e poshtëruan fenë dhe i çoi në shkatërrim, sepse
ata ishim të pabindur ndaj Tij.”
Sipas parimit të kuptimit të kundërt,
rregulli kuranor: “Kënd e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të
nderuar”, do të thotë, se muslimani më krenar dhe më i respektuar është ai të
cilin Allahu i Lavdishëm e lartëson për përkushtim ndaj Sheriatit edhe nga
jashtë edhe nga brenda, edhe nëse hipokritët dhe heretikët mendojnë ndryshe për
të dhe deklarojnë atë që nuk është e saktë. Ja çka thanë hipokritët, (të cilët
Njohësi i të gjitha sekreteve i privoi nga aftësia e gjykimit) për besimtarët:“Ata
thonë: “Nëse kthehemi në Medinë, padyshim të fuqishmit do t’i dëbojnë të
dobëtit nga ajo (Medina)!” Por, fuqia është e Allahut dhe e Pejgamberit të Tij
dhe e besimtarëve, mirëpo – hipokritët nuk e dijnë (këtë).”(el-Munafikun, 8), domethënë, hipokritët nuk e dinë se
kujt i përkasin krenaria e vërtetë dhe fuqia e madhe.
Prezantimin tim mbi këtë rregull kuranor,
do ta përfundoj me një deklaratë të mrekullueshme nga shejhul-Islam Ibn
Tejmije:
“Nderi konsiston në atë që njeriu të
këmbëngulë në Rrugën e drejtë. Nderimi më i madh që Allahu i Plotfuqishëm i jep
njeriut, qëndron në inkurajimin e tij për të bërë vepra,të cilat Ai i do dhe me
të cilat është i kënaqur, domethënë, ta inkurajojë për ndjekjen e Kuranit dhe sunnetit,
për miqësim me besimtarët dhe për qëndrim armiqësor ndaj armiqve të fesë. Ja,
pra, këta janë evlijatë, besimtarët besnikë dhe të dashurit e Zotit, për të
cilët Allahu i Madhërishëm thotë: “A! Me të vëtetë, për të dashurit e
Allahut nuk ka frikë as pikëllim.”(Jūnus, 62)
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress.ch)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.