Qendra Rinore Dragash
Qendra Rinore Avoko (Dragash) është organizatë jo-qeveritare që i shërben rinisë shqipëtare dhe gorane të rajonit të Dragashit. Misioni i qendrës tonë është të inkurajojmë dhe të rrisim tolerancën në mes të antarëve tanë të komunitetit multi-etnik.
Qendra Rinore Avoko (Dragash) është themeluar me qëllim të përmbushjes së nevojave të të rinjëve sic janë: aktivitetet e ndryshme sportive, kulturore dhe zhvillimi i njohurive mbi ndërmarrësinë. Gjithashtu, Qendra Avoko synon të avokoj sa më shumë tek të rinjtë pa dallim gjinie, religjioni apo gjuhe në vendimmarrje, bashkëpunim ekonomik në mes grupeve të ndryshme etnike.
Qendra Rinore Dragash është financuar nga Projekti për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë (PZhRK) në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe do të veprojë si inkubator rajonal për bizneset e rajonit të Dragashit. Si pjesë e implementimit të PZhRK-së, Qedra Avoko do të organizoj trajnime për ndërmarrësit e rinjë (mosha 15-35 vjecarë) të cilët do të jenë përfitues të granteve për fillimin e biznesit dhe të cilët do të jenë poashtu përfitues të projektit për inkubator biznesi.
Objektivë e kontratës është ofrimi i katër trajnimeve sipas moduleve të përshkruara më poshtë për afër 10 të rinj, përfitues të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë dhe njëkohësisht përfitues të projektit për inkubator të biznesit në Qendren e Inkuabtorit të Biznesit në Dragash si dhe ofrimi i konsulencës shtesë të atyre përfituesve në fushat përkatëse.
Gjatë kohëzgjatjes së kontratës, Ofruesi i trajnimeve duhet të bashkëpunojë ngushtë me Qendrën Avoko dhe Njësinë për Implementimin e Projektit (NJIP).
Në mënyrë të veçantë ofruesi i trajnimeve do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme
- Qendra Avoko në bashkëpunim me NJIP duhet të finalizojnë kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve dhe të pajtohen për një proces objektiv, transparent dhe efikas të përzgjedhjes.
- Organizimin e trajnimit sipas moduleve përkatëse
- Angazhimin e stafit kompetent dhe të kualifikuar për ofrimin e trajnimeve
- Sigurimin e të gjitha ndihmesave për mësim, materialeve të mësimit, konsumit dhe objekteve shtesë, sipas kërkesës së kurrikulës, pa pagesë për kandidatët. Sipas nevojës njoftimi trajnimi mbahet në të dyja gjuhët shqip dhe serbisht
- Lëshimin e certifikatave për pjesëmarrjen në trajnim
Prandaj Qendra Avoko fton organizatat jo-qeveritare, kompanitë private dhe organizatat tjera të specializuara në fushën e ofrimit të trajnimeve dhe konsulencës për të rinjt për ndërmarrësi që të paraqesin Propozimin Teknik dhe Financiar (në zarfa të ndara nga njëra tjetra dhe të mbyllur) për ofrimin e trajnimeve të përshkruara si më poshtë.
Fushat e trajnimit:
- Kontabilitet Financiar dhe libërmbajtja
Ky trajnim do zgjatë 5 ditë. Në këtë trajnim parashihet të marrin pjesë përafërsisht 10 pjesëmarrës-përfitues të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë dhe njëkohësisht përfitues të projektit për inkubator të biznesit.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të aftësohen se si të projektojne kontabilitetin financiar, mbajtjen e librave dhe llogaritjen e tyre. Më detajisht, pjesëmarrësit do të aftësohen në kontabilitetin bazik (konto T dhe kompjuter)
Tatimet për biznese të vogla dhe korporata (Raportimi elektronik-EDI dhe forma manuale)
Pas trajnimit pjesëmarrësit do të marrin edhe konsulencë shtesë në vendin e punës për të mësuar se si të krijohen kushtet për qëndrueshmëri të bizneseve të tyre
- Marketing, promovim dhe shitje
Ky trajnim do të zgjasë 5 ditë. Në këtë trajnim parashihet të marrin pjesë afërsisht 10 pjesëmarrës-përfitues të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë si dhe përfitues të projektit për inkubator të biznesit.
Gjatë këtij trajnimi, pjesmarrësit do të aftësohen se si të zhvillojnë një strategji per marketing, promovim dhe shitje të nevojshëm për zhvillimin e ndërmarrjes së tyre. Më detajisht, pjesëmarrësit do të aftësohen në hulumtimin e tregut, krijimin e marketingut adekuat, qasjen ndaj klientit dhe parashikimet financiare të ndërmarrjes së tyre. Pas trajnimit pjesëmarrësit do të marrin edhe konsulencë shtesë në vendin e punës për të mësuar se si të krijohen kushtet për qëndrueshmëri të bizneseve të tyre
- Komunikimi dhe Partneriteti ne Biznes
Ky trajnim do zgjatë 5 ditë. Në këtë trajnim parashihet të marrin pjesë përafërsisht 10 pjesëmarrës -përfitues të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë dhe njëkohësisht përfitues të projektit për inkubator të biznesit.
Ky trajnim do te shtjellojë komunikimin në biznes si sistem përmes të cilit maksimizohet kënaqësia e konsumatorëve, fitohen konsumatorë të rinj dhe krijohet lojaliteti i konsumatorëve, rëdnësisë së kujdesit ndaj konsumatorit, partneriteti në biznes dhe mënyra e menaxhimit.
Pas trajnimit pjesëmarrësit do të marrin edhe konsulencë shtesë në vendin e punës për të mësuar në praktike temat e trajtuara.
- Marrëdhenia me Konsumatorin dhe Operimi i Biznesit
Ky trajnim do zgjatë 5 ditë. Në këtë trajnim parashihet të marrin pjesë përafërsisht 10 pjesëmarrës -përfitues të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë dhe njëkohësisht përfitues të projektit për inkubator të biznesit.
Ky trajnim do te shtjelloj marrëdheniet afatgjate në biznes, konceptet bazë të kusjdesit të konsumatorëve, çelësat e shërbimit te shkëlqyer për konsumatorët, networking, shkathtësitë prezantuese dhe mënyrat e operimit të biznesit
Pas trajnimit pjesëmarrësit do të marrin edhe konsulencë shtesë në vendin e punës për të mësuar në praktikë temat e trajtuara.
- Strategjia e maediave sociale dhe taktika
Ky trajnim do zgjatë 5 ditë. Në këtë trajnim parashihet të marrin pjesë përafërsisht 10 pjesëmarrës-përfitues të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë dhe njëkohësisht përfitues të projektit për inkubator të biznesit.
Ky trajnim do të shtjelloj temat se si të krijoni një strategji per të përdorur mediat sociale për të krijuar vlerë biznesi, Inkorporimi(përfshirja) e sociales në organizatën tuaj, kuptoni dhe menaxhoni riskun që shoqëron biznesin social, të krijojnë një aplikim unik të principeve tradicionalë të menaxhimit të ndryshimit për të influencuar kulturën dhe performancën e korporatës.
Pas trajnimit pjesëmarrësit do të marrin edhe konsulencë shtesë në vendin e punës për të mësuar ne praktike temat e trajtuara.
Ofruesi i trajnimve duhet të shpenzoj së paku 40 ditë pune në lidhje me këtë angazhim. Trajnimet pritet të fillojnë rreth datës 15 tetor, 2015 dhe të përfundojnë rreth datës 15 dhjetor, 2015.
Kush mund të aplikoj:
Të gjitha organizatat jo-qeveritare, kompanitë private dhe organizat tjera të specializuar në dhënien e trajnimeve dhe konsulencës për ndermarrësit e rinj.
Kriteret minimale të kualifikimit :
- Të jetë e regjistruar sipas ligjit;
- Të ketë të paktën tre vjet eksperiencë të ngjashme në Kosovë;
- Të ketë staf të kualifikuar dhe me përvojë për ofrimin e trajnimeve të kërkuara
Kriteret e listës së ngushtë janë:
Nr. | Përshkrimi/Kriteret | Pikë |
1. | Përvoja e përgjithshme e organizatës(të paktën tre vjet) në shërbime të ngjashme | 40 |
2. | Përvoja e veçante me projekte të ngjashme dhe kualifikime te stafit kyç të organizatës | 30 |
3. | Referencat | 30 |
Gjithsej pikë | 100 |
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit: 28 shtator, 2015, në Qendre Rinore në Dragash, Dragash, st. Sheshi i Deshmoreve p.n. 22000
Person kontaktues: Jeton Qengaj – Koordinator i Qendrës Rinore
Tel: +37744244948
Email: avokodragashyc@gmail.com
SHËNIM – ME RËNDËSI
- Autoriteti Kontraktues, Qendra Rinore Dragash, rezervon të drejtën që në bazë të ofertave të pranuara, të shpallë fitues organizata / kompani të pergjegjeshme;
- Qendra Rinore rezervon të drejtën të mos pranojë dhe të kthej materialet të cilat nuk plotësojnë standardet profesionale;
- Autoriteti Kontraktues do të ofrojë mbështetje kryesisht në koordinim të aktiviteteve dhe rekomandime të ndryshme;
- Pagesa do të ekzekutohet pas dorëzimit dhe pranimit të shërbimeve nga Autoriteti Kontraktues.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.